Këlliçi viziton Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve për të uruar festën e “Sulltan Novruzit”

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vizitoi Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve për të uruar festën e “Sulltan Novruzit”. Pas daljes nga Kryegjyshata, ai u shpreh se ka një urim për të gjithë besimtarët bektashinj.

“Kam një urim për të gjithë besimtarët bektashinj. Gëzuar festën e Sulltan Novruzit! Në këtë ditë të mrekullueshme, kaq të bukur, ku drita fiton mbi errësirën, dita merr nga nata, në ditëlindjen e Imam Aliut. Uroj paqe, mirësi, begati për çdo familje shqiptare, por mbi të gjitha për të rinjtë që më shumë se kurrë sot kanë nevojë për mesazhe shprese, mesazhe jete, mesazhe pozitive për të qëndruar në këtë vendin tonë ka të bukur që Zoti i ka falur kaq shumë bukuri dhe mrekulli, e për të mos ikur larg familjeve tona dhe vendit tonë. Edhe njëherë gëzuar të gjithëve në këtë ditë që mishëron jetën edhe mirësinë. Faleminderit!”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Rama i quajti burrat çyrykë/ Shkrimtari thirrje dibranëve: Më 11 maj jepini Noc Rrokun te kutia!

Teksa deklaratat aspak të zakonta të kryeministrit Edi Rama në takimet elektorale që po zhvillon …

Leave a Reply