Nis një epokë e re për Cristiano Ronaldon tek Kombëtarja

Ka nisur një epokë e re për Cristiano Ronaldon. Jo veç në aspektin e klubeve, pas transferimit të tij në Al-Nassr, por edhe në Kombëtare.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit është konsideruar si një element i rëndësishëm për Portugalinë nga ana e selektorit Roberto Martinez. Por, “privilegjet tradicionale” me të cilat ishte mësuar sulmuesi nuk do të gjejnë vend në epokën e re.

Sipas mediumit britanik “The Sun”, në fakt, Federata Portugeze e Futbollit e ka përjashtuar Ricardo Regufen, përgatitës fizik historik i “CR7”, nga grupi i stafit të parë teknik në Kombëtare.

Prezenca e Reguge brenda delegacionit portugez në Botërorin e fundit duke se ka shkaktuar tensione brenda dhomave të zhveshjes sa që e ka detyruar Federatën që ta marrë këtë vendim.

38 vjeçari Ronaldo synon të marrë pjesë me Portugalinë në Euro 2024 dhe më pas të pensionohet nga Kombëtarja.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply