Boçi: Situata është ajo që pasqyron raporti i DASH, ju s’keni ku fshiheni!

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se, raporti i DASH për Shqipërinë është më i rëndi ndërsa Edi Rama vazhdon sulmin ndaj medias së lirë. Ai u shpreh se, situata është ajo që pasqyron raporti i DASH dhe s’keni ku fshiheni.

“Keni kapur sistemin e drejtësisë. Situata është ajo që pasqyron ky raport i DASH dhe s’keni ku fshiheni. Kërkersa jonë për mocion me debat niset nga fakti se raporti i DASH është një nga më të rëndët për situatën në Shqipëri. Si kësaj here rëndesa nuk ka qenë kurrë sepse tregon qartazi rrëshqitjen e Shqipërisë drejt një autokracie idiote. Flitet për lirinë e medias dhe kapjen e reformës në drejtësi. Situata është ajo që pasqyron ky raport.

Dje shqiptarët kanë parë edhe një shfaqje absurd bllokimi dhe luftën që Rama vazhdon ndaj medias së lirë. Bllokimi i resortit është vazhdim i luftës ndaj medias së lirë. Është një program i mirëdetajuar për eliminimin e medias dhe opozitës dhe largimin e zërae të lirë. E vetmja dritare e lirë e medias sot janë rrjetet sociale. Më shqetësuese janë gjendja e drejtësisë, gjendja e korrupsionit e lidhur ngushtë me inceneratoroët. Raporti përcakton që qeveria ka grabitur para nga inceneratorët.

Duke qenë se unë vij nga Elbasani, ka qenë akti i parë korruptiv më i madh dhe u ndoq nga Tirana dhe Fieri. Sot asnjëri prej tyre nuk punon. Kemi dëshmuar dhe kemi vërtetuar që teknologjia e përdorur atje është një teknologji e vjetër dhe vdekjeprurëse. Elementi kryesor i incenratorit janë hiret sipas të gjitha manualeve, duhet të futen në tankera hermetikë dhe të transportohen larg vendit të djegies”, u shpreh Boçi.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply