24 vjet nga sulmi i NATO/ Këlliçi: Mirënjohe ndaj SHBA-ve, Britanisë dhe aleatëve

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka kujtuar 24 vjetorin e sulmit të NATO-s ndaj forcave serbe në Kosovë. Këlliçi shkruan se, ky është rast i mirë për të shprehur mirënjohen ndaj SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë perëndimorë që iu gjetën kombit tonë pranë në kohë të vështira.

Postimi i plotë

Sot mbushen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë për të shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës.

Ky është rast i mirë për të shprehur mirënjohen ndaj SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë perëndimorë që iu gjetën kombit tonë pranë në kohë të vështira.

Po ashtu shpreh krenarinë që gjatë qeverisjes së PD-së u mundësua hyrja e Shqipërisë në NATO si dëshmi e orientimit tonë historik drejt perëndimit.

Faleminderit NATO!

About Redaksia

Check Also

Vera me vlerë 2.8 milionë euro/ Gafa e madhe-Kujt ja dorëzoi shishet e verës SPAK…

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar …

Leave a Reply