Berisha: Kjo është ndarja përfundimtare me Alibashën, ju garantoj se PD vetëm fiton!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, Kjo është ndarja përfundimtare me Alibashën që e bën PD-në shumë më të besueshme. Ai tha se, nëse më pyesni nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton.
Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, siç e kam denoncuar, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre.
Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton.
PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë.
Në këtë aspekt, PD vazhdon si lokomotivë e idealeve, aspiratave më të mira të shqiptarëve.
Kjo që unë denoncova tani, pseudoshitjen me 9 milionë, siç shitet dhe blihet televizioni, shitet dhe blihet kryetari i PD i emëruar nga Edi Rama.
Këto janë shfaqjet e shëmtuara të një narkoshteti që ka korruptuar dhe ka blerë dhe mban peng me lidhje krimi dhe pagesa individë apo grupe të caktuara.
PD del nga kjo betejë shumë më dinjitoze, largohen prej asaj ata që nuk duhej të ishin kurrë në këtë parti, për implikimet e tyre.
Kjo është ndarja përfundimtare dhe e bën PD-në shumë më të besueshme. Ata që mund të kenë pasur dyshimin më të vogël te fjalët që kam thënë për ta, tani del si drita e diellit se janë të vërteta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Basho-opozitarët janë pengje të shpërfytyruara të vesit, bëjnë avokatinë e vjedhjes së votës nga Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar ne mbështetje …

Leave a Reply