Messi e arrin shifrën e 800 golave në karrierë, Ronaldo rekordmen

Lionel Messi e ka arritur shifrën e 800 golave në karrierë. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënoi mbrëmë në fitoren 2:0 ndaj Panamasë në një ndeshje miqësore.

Messi me shokë u pritën si mbretër në atdhe pasi e zhvilluan lojën e parë pas triumfit në Kupën e Botës. Ai e çoi stadiumin në trans duke shënuar gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Kështu, argjentinasi e shënoi golin e 99-të me Kombëtaren e Argjentinës dhe synim i radhës është që ta arrijë shifrën jubilare prej 100 golash me “Albiceleste”.

Ndërkaq, në nivelin e klubeve, Messi i ka shënuar 701 gola, përfshirë këtu 493 në ligat nacionale.

Leos i nevojiten veç edhe dy kontribute (gol ose asistim) në nivel të klubeve, për t’u bërë lojtari i parë që arrin në shifrën e 1000 kontributeve në gola.

Sa i përket totalit të golave, Leo Messi e sheh veten në pozitën e dytë me 800 gola, prapa Cristiano Ronaldos, i cili i ka 830 gola.

Ylli portugez, nga ana e tij, mbrëmë i shënoi dy gola në ndeshje me Lihtenshtajnin.

Me këtë rast, CR7 u bë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Kombëtareve.

38 vjeçari i ka zhvilluar 197 ndeshje me Portugalinë dhe e la prapa rekordmenin e deritashëm, Bader Al-Mutawa.

About Redaksia

Check Also

Bayern Munich del me njoftim zyrtar për trajnerin Tuchel  

Thomas Tuchel përfundoi në qendër të ciklonit, pjesa më e madhe e ambientit bëri përgjegjës …

Leave a Reply