Këta nuk i bashkojnë interesat e atdheut, por…

Nga Jorida ISUFAJ

Një njeri, që i vuri stërkëmbshin opozitën shqiptare, ulet në një tryezë me shkatërruesin suprem të Tiranës, i cili nuk do ndalet derisa ta shpërftytyrojë komplet atë.

Një njeri, që vuri interesin personal mbi atë të kombit, ulet në një tryezë me fytyrën më të paskrupullt të politikës shqiptare, i cili moratoriumin e votuar të pyjeve e shkeli me të katra gjymtyrët, duke shkatërruar gjithë parkun e Shebenikut.

Një njeri, që çdo ditë e më shumë ia shton agoninë opozitës, ulet në një tryezë me zonjën 5 milion – dollarëshe, e cila nuk ka të ndalur së bëri mashën për padronin e saj, duke joshur çdo lloj diplomati të huaj.

Vetëm kjo foto ka të paktën 4 fotografë rreth e rrotull.

Përse? Për t’u treguar njerëzve bamirësit e vërtetë të shtrimit të iftarit, apo se sa i privilegjuar është hoxha që i ka mbledhur në një tavolinë arkitektët e shkatërrimit?

P.S. Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t’ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni te Ati juaj, që është në qiej.

Kur do të japësh lëmoshë, pra, mos i bjer borisë para teje, ashtu siç bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugët, për të qenë të nderuar nga njerëzit; në të vërtetë ju them, se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre. Madje kur jep lëmoshë, e majta jote të mos dijë ç’bën e djathta, që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas.

Mateu 5:1-4

About Redaksia

Check Also

Dokumenti i qeverisë nuk sjell asnjë progres për arsimin e lartë

Nga Myqerem TAFAJ Qeveria paraqiti para tre ditësh një dokument për politikat e arsimit të …

Leave a Reply