Spahia: Në mesin e të rinjve shkodranë dhe atyre evropianë, duke bashkëndarë vizionin dhe projektin tonë

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook, disa momente nga vizita e Këshillit të të rinjve të partive popullore evropiane, (PPE). Spahia theksoi se, kjo vizitë do shërbejë për t’i njohur të rinjtë dhe të rejat nga vendet e unionit evropian.

“Kemi aq shumë për të bërë së bashku dhe askush më mirë se të rinjtë nuk mund të jenë aleatët tanë në këtë rrugë të nisur”, shkruan Spahia.

Statusi i plotë

Në mesin e të rinjve shkodran dhe atyre evropian, duke bashkëndarë vizionin dhe projektin tonë për zhvillimin e Shkodrës. Vizita e Këshillit të të rinjve të partive popullore evropiane, (PPE) në Bashkinë Shkodër më shërbeu për t’i njohur të rinjtë dhe të rejat nga vendet e unionit evropian, me qytetin tonë të bukur, potencialet që ka, punët që po realizojmë për zhvillimin e tij dhe vizionin e projektet për të ardhmen.

Kemi aq shumë për të bërë së bashku dhe askush më mirë se të rinjtë nuk mund të jenë aleatët tanë në këtë rrugë të nisur. Gjatë bashkëbisedimit me ta, pyetjet dhe idetë e parashtruara, e tregojnë qartazi orientimin që duhet të ketë zhvillimi i një vendi. Jam i lumtur që egzistojnë mundësitë të krijohen të tilla ura komunikimi e bashkëpunimi, që do t’i përkthehen Shkodrës në një zhvillim të metejshëm, duke e transformuar në qëndrën më të rëndësishme historike, kulturore e turistike në rajon.

Faleminderit Këshillit të të rinjve të PPE, kryetarit të FRPD për Shqipërinë Besart Xhaferri dhe të gjithë të rinjve e të rejave që na dhuruan një ditë fantastike si kjo e sotmja në Shkodrën tonë plot dritë!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Autostrada e parë që do inagurohet do jetë Shkodër-Milot-Tiranë

Premtimi i Berishës në Shkodër Shqipëria Madhështore nuk bëhet pa ardhur edhe Zoti në shtëpinë …

Leave a Reply