Këshilli i të rinjve të Partive Popullore Evropiane ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Shkodrës ku u pritën nga kryetari i bashkisë Bardh Spahia. Gjatë fjalës së tij Spahia foli për mbështetjen ndaj rinisë, duke theksuar se ka zgjehdur ti ketë bashkëpunëtorë të afërt në zhvillimin e qytetatit.
“Për rëndësinë e përfshirjes së të rinjve dhe të rejave në politikëbërje dhe ajo ccfarë është kryesorja në vendimmarrje. Them jam një ndër personat qës mund të flas realisht me fakte sepse, e para vij nga radhët e organizatave rinore të partisë demokratike sicc është forumi rinor, nuk ka asgjë dhe askush nuk ka ndikur më shumë se të rinjtë dhe të rejat nq zhvillimet e fundit politike në vendin tonë” tha Spahia.
Në mesazhet e tyre, të rinjtë e PPE vunë theksin tek rëndësia që ka përfshirja e kësaj moshe në vendimarrje. Ata i uruan kryebashkiakut Spahia suksese dhe fitore në zgjedhjet e 14 Majit.
Në mbyllje të takimit, kryebashkiaku Spahia i ftoi të rinjtë evropianë të rikthehen në Shkodër por njëkohësisht ta promovojnë këtë qytet dhe vlerat që ai mbart, si një prej qendrave më të rëndësishme të rajonit.