Berisha: Belind Këlliçi me programin e tij do të sjellë një transformim të Tiranës

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME KANDIDATIN E KOALICIONIT ‘BASHKË FITOJMË’ PËR BASHKINË TIRANË, BELIND KËLLIÇI DHE TË RINJTË E FRPD

I dashur z.President i EDS, Bepe. I dashur Besart, e dashur Albana, Belind, Emanuel.

Të dashur miq!

Së pari më lejoni të përshëndes me përzemërsi, Presidentin Bepe, dhe të gjithë këshillin e EDS që ka zgjedhur Tiranën, ka zgjedhur FRPD, si mikpritës të aktivitetit të tyre shumë të rëndësishëm, mbledhjes së Këshillit të EDS, edhe si një akt mbështetje për FRPD, për Belind Këlliçin, kandidatin tonë për kryetar bashkie.

Unë u jam shumë mirënjohës për vendimin tuaj, dhe duhet të shtoj se FRPD, është traditë e madhe dhe e fuqishme e partisë dhe vendit. E vërteta është se, të rinjtë ishin ata që bënë revolucionin demokratik të dhjetor ’90 dhe themeluan PD. Të rinjtë ishin pa asnjë mëdyshje. Studentët, ata të cilët çuan mesazhin, dritën e lirisë dhe u përballën me monizmin më stalinist të Europës në atë kohë dhe u bënë promotorët e fitores së PD.

Shqipëria ishte vendi më i izoluar i Europës, dhe ndër më të izoluarit e planetit. Shqipëria nuk mund të ecte. Para së gjithash, kishte nevojë për mendje të hapura, dhe mendje të hapura ishin të gjitha mendjet e të rinjve. Në këtë kontekst, ata luajtën një rol kryesor në të gjitha reformat dhe transformimet e vendit.

Sot, pas 30 vitesh, Shqipëria ka rënë në një monizëm të dytë, por i cili në dallim nga monizmi i viteve ’90 që bazohej në doktrinën çnjerëzore marksiste-leniniste, monizmi sotëm bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

E vërteta është se, Shqipëria sot ndodhet nën një monokraci. Në rast se ju analizoni pushtetet, Edi Rama sot kontrollon 10% më shumë pushtete, sesa kontrollonte diktatori i fundit komunist në vitin 1991. Në këtë kontekst, kjo mbështetje e juaja merr një rëndësi edhe më të veçantë.

Ju duhet ta dini. PD dhe fourimi i saj, u themeluan dhe mbetën gjithmonë, forcat më pro-perëndimore të vendit. Lokomotiva të vërteta të integrimit të Shqipërisë në NATO, KE dhe BE.

Por, siç theksova sot, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Edi Rama kontrollon në mënyrë të hekurt të gjitha pushtetet. Për gabime të rënda edhe të PD, e cila bojkotoi zgjedhjet lokale, sot në të gjithë Shqipërinë, në pushtetin qendror dhe vendor, PD ka vetëm një pushtetar, kryebashkiakun e Shkodrës.

Ne erdhëm në një situatë kritike. Ronald Reagan e thotë me shumë të drejtë se: demokracisë i mjafton një gjeneratë për t’u zhdukur, dhe në një farë mënyre, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Edi Rama, i cili në pamje të parë paraqitet dhe shëtit nëpër botë, duke e ekspozuar veten si artist me disa zhgarravina, të cilët dy kritikë arti në bienalen e Venecias, i cilësuan si zhgarravina të një adulti të droguar pa asnjë vlerë.

Edi Rama arriti me fuqinë e tij korruptive, të korruptojë kryezbuluesin e SHBA-ve të FBI, ta kontraktojë atë si vrasës me pagesë ndaj PD dhe opozitës shqiptare.

Ky skandal ka marrë përmasa botërore, por në ato kushte, kur vërtet po bëheshin përpjekje për të asgjësuar PD si një forcë të të vërtetë politike opozitare, ishin të rinjtë, ishte forumi rinor, i pari që mbështeti nismën me të cilën unë kundërshtova vendosmërisht atë përpjekje shkatërrimtare për opozitën shqiptare. Ishte forumi rinor, drejtuesit e saj, ata të cilët kaluan me vendosmëri në mbështetje dhe ndërmorën procesin e rithemelimit të PD. Kudo në mbarë Shqipërinë, ata u bënë promovuesit kryesorë të këtij procesi, në kushte shumë të vështira, të një agresioni të vërtetë nga ana e qeverisë. Po, për hir të së vërtetës, ua them unë këtu.

McGonigal nuk ishte një bajloz i zi solitar. Edi Rama kishte korruptuar edhe të tjerë.

Me gjithatë, ne qendruam, dhe çfarë bëmë ne? Si qendruam ne? Iu adresuam përsëri lirisë. Ne vendosëm, që në radhë të parë, në mes nesh, në PD dhe kudo të vendosnim standartet dhe normat më të mira të lirisë. Kudo që shkova, anëtarë, mbështetësit tanë kërkonin një gjë: t’i zgjedhim ne përfaqësuesit tanë në krye të organizatave, për kryetar bashkie, për deputetë. Dhe kjo ishte kërkesa më e drejtë. Ne i premtuam ato dhe vendosëm sistemin e Primareve.

Sot kandidojmë ne me 61 kandidatë në të jgitha bashkitë e vendit, me në krye Belind Këlliçin, kandidatin tonë të shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës. Ata nuk janë më kandidatët e kryetarit dhe kryesisë, por janë kandidatët e anëtarëve dhe qytetarëve, mbëtetësve tanë, e votës së tyre të lirë dhe kjo ka shndërruar një ndryshim shumë të madh në qendrimin tonë, por dhe në qendrimin e shoqërisë shqiptare ndaj nesh.

Ju falënderoj që keni ardhur të mbështesni Belind Këlliçin. Tirana ka nevojë jetike për ndryshim. Unë do u jap vetëm 2-3 tregues të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare. Sot Tirana është një nga 10 qytetet më të ndotura të planetit. Sot Tirana është ndër 10 vendet me shërbimin shëndetësor më të shkatërruar e më të keq në planet. Tirana i ka sot këto sepse ka një fals-kryebashkiak, një fake. Nëse do bënit, vizatonit, përshkruanit kryebashkiakun aktual të bashkisë, që do dorëzojë së shpejti detyrën, ai është prototipi i një personazhi fake.

Por, jo vetëm kaq, se të ishte fake, ta zëmë është gjysma e së keqes, por ai është edhe një vjedhës dhe hajdut i pamëshirë i qytetarëve të Tiranës.

Miqtë e mi!

Ju vini nga vende anëtare të BE. Në çdo vend, dhe në BE ka manuale ndërtimi. Manualet e ndërtimit të thonë se: Kjo ndërtesë, kjo shkollë, me këto anekse kushton kaq me matëriale. Shkollat kushtojnë nga 600 deri në 700 mijë euro, standarti normal. Ky kryebashkiak ndërton shkolla 6 milionë euro. Pra, i ndërton shkollat me një çmim 8 herë më të lartë, sepse i përvetëson paratë. Ky kryebashkiak merr në çdo ton mbetjesh të qytetit, takson qytetarët me 29 euro, ndërkohë kur kontrata  me kompaninë parashikon 11 euro. 18 euro ky i ndan me kryeministrin dhe janë bërë, deri tani qëkur është firmosur kjo kontratë, 56 milionë euro që kanë përfunduar në kontot offshore të llogarive të tyre.

Pra, ky kryebashkiak, mashtron nga mëngjesi deri në darkë, u thotë qytetarëve se po punoj shumë në X lagje, në një kohë kur ndodhet në Gjenova, Stokholm, apo në një qytet tjetër europian. Ky kryebashkiak merr një pemë, dhe e shkul dhe e mbjell 10 herë, duke iu thënë qyetetarëve se kam mbjellë 1 milionë pemë.

Nuk ka personazh më fantazmagorik në çdo aspekt se kundërshtari i Belind Këlliçit, i cili është njëri prej jush. Është një njeri i mirëshkolluar, me dashuri për Tiranën dhe qytetarët e saj, me përkushtim të madh, me njohuri të mëdha, dhe unë e përgëzoj dhe falënderoj Këlliçin për premtimin që bëri para jush. Një nga premtimet më të rëndësishme.

Transporti falas ishte, mendoj unë, premtimi më i guximshëm, më i domosdoshëm, premtimi që do ndikojë në buxhetin e të gjitha familjeve. Por nuk do ndikojë vetëm në buxhetin, por edhe thelbësisht në shëndetin të gjitha familjeve. E thamë që Tirana është ndër 10 qytetet më të ndotura në botë, sepse këtu trafiku është organizuar me principin se si të udhëtohet më ngadalë, sesi njerëzit të thithin sa më shumë gazra makinash toksike.

Do pakësohet numri i atyre që do të kenë nevojë të përdorin automjetet personale për të shkuar në punë, sepse do përdorin mjetet publike.

Midis tjerash, se është emergjencë, miqtë e mi!

Tirana ndodhet në një emergjencë për shëndeti. Nuk është Tirana një ndër 10 qytetet më të varfra. Jo, në asnjë aspekt. Mos harroni se Tirana sot ka treguesin më të lartë në Europë të ndërtimeve. Tirana sot ka çmimet e apartamenteve e treta më të shtrenjta në Europë, të gjitha këto për shkak të drogës.

Pra, nuk është më e varfra, por është më e vjedhura. Është e vjedhur nga këta politikanë, ndaj shërbimi shëndetësor shkatërrohet këtu, dhe ofrohet një shërbim mizerabël.

COVID-i pati në Tiranë viktima, në 4-5 vendet me viktimat më të mëdha në Europë dhe në botë. Pikërisht, për shkak të korrupsionit.

Unë dua ta përgëzoj z.Belind Këlliçi për këtë premtim solemn me një impakt shumë të madh për jetën e qytetarëve të Tiranës dhe kam besim se me programin e tij do të sjellë një revolucion dhe transformim të vërtetë dhe qyteti do vendoset në shinat e një qyteti normal dhe me perspektivë të vërtetë të madhe.

Kur të vini herën tjetër, do ta gjeni mikun tuaj, Kryetar Bahkie.

Faleminderit shumë!

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply