Këlliçi: Tirana udhëhiqet sot nga interesat e mafias, krimit dhe korrupsionit!

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi së bashku me kryetarin e PD, Sali Berisha në një takim me të rinjtë u shpreh se, Tirana udhëhiqet sot nga interesat e mafias, krimit dhe korrupsionit! Këlliçi ndër të tjera e vuri theksin tek largimi, emigrimi i popullsisë.

“Fenomeni më i dëmshëm që i është bërë sot Shqipërisë, – tha ai, – është fakti që ky vend po shpopullohet. Pjesa dërrmuese e atyre që po ikin janë të rinj. Vendin tonë e kanë lënë në dhjetë viteve e vitet e fundit mbi 900 mijë qytetarë dhe ka një arsye pse kanë ikur, se nuk e gjejnë veten këtu, nuk kanë të ardhme, nuk kanë siguri.

Sot PD vijon të jetë sërish në ballë të ndryshimeve shumë të forta të vendit tonë dhe unë kam fatin e madh dhe privilegjin që si kandidat i PD dhe opozitës dhe të dal nga radhët e FRPD për t’i prirë një beteje në Tiranë, që mund të duket si një betejë midis dy kandidatëve të rinj në moshë, por që i përkasin dy modeleve krejt të ndryshme.

Që ta dini janë të vërteta ato që më thatë më parë, me atë taktikën që pyesim taksistët për situatën në qytet. Është e vërtetë që po, qyteti, Tirana udhëhiqet nga interesat e mafia, krimit, korrupsionit, dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk është ky model i denjë për një kryeqytet që aspiron të bëhet pjesë e BE”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Nga 72 mandate arresti të Dumanit janë burgosur 6 persona sepse ky pazarexhi zbaton urdhrat e Edi Ramës

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin …

Leave a Reply