Këlliçi: Paratë e inceneratorit të Tiranës nuk do i shkojnë më pushtetarëve, por qytetarit

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në takimin me të rinjtë preku një nga temat më të ndjeshme për qytetarët, transportin publik. Ai theksoi se transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tiranës.

“Përpara jush dua të jap një nga premtimet kryesoire të fushatëss sime. Me Belind Këlliçin në krye të Bashkisë Tiranë trasporti publik për të gjithë qytetarët e Tiranës do të jetë falas duke e bërë Tiranën vendin e dytë në Europë ku ofrohet ky shërbim. Duke i mundësuar minimalisht 200 mijë qytetarëve të Tiranës, të rinjve, të moshuarve, atyre që janë me ndihmë ekonomike që nuk e kanë mundësinë ta përballojnë transportin publik, duke ia mundësuar këtë shërbim çdo qytetari të Tiranës, pa asnjë dallim dhe pa asnjë paragjykim”.

Këlliçi theksoi se kjo do të mundësohet nga paratë të cilat jepen për inceneratorin e Tiranës e cila nuk funksionon.

“Unë jam këtu për t’i shërbyer qytetit tim, për t’i shërbyer qytetarëve të mi. Me të drejtë më kanë pyetur se ku do të gjenden paratë. Fare e thjeshtë, ju jap vetëm një llogari. Inceneratori të dashur miq është një aferë shumë e madhe. Qytetarët e Tiranës paguajnë çdo ditë 80 mijë euro në ditë për pastrimin e qytetit dhe për këtë proces i cili i merr 41 mijë euro qytetarëve për një shërbim që nuk kryhet. Belind Këlliçi paratë nuk do t’i çojë tek inceneratori por do t’ia kthejë shërbimit ndaj qytetarëve dhe qytetit. Ato miliona euro që shkojnë në xhepat e pushtetarëve nuk do të shkojnë më në atë destinacion, por do të shkojnë për kopshtem çerdhe, shkolla, për investime për rrugë dhe ujë të pijshëm” tha me të rinjtë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

 

About Redaksia

Check Also

Revolta të shndërrohet në kryengritje popullore

“RD” Opozita të udhëheqë revoltën që ka bërë bashkë dje të djathtë dhe të majtë. …

Leave a Reply