Berisha: Në 14 maj të votojmë kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, ky është koalicioni i fitores!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT NË KUÇOVË, LEFTER MALIQI

Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Kuçovës.

Vëllezër e motra, zonja e zotërinj.

Përshëndetje të përzemërta për ju këtu, të gjithë banorëve të Kuçovës në këtë rreth, dhe kudo që ndodhen sonte në Shqipëri, jashtë vendit, diasporë, emigracion, kudo që ndodhen, përshëndetje vëllazërore.

I dashur zoti kryetar i partisë, i dashur zoti deputet KasemMahmutaj, deputet, Tomorr Alizoti, zoti kryetar i Partisë sëLirisë, Petrit Sina, miqtë e mi, Mehmet Xheka, miqtë e tjerë tëshumtë në këtë sallë.

Ju falënderoj shumë për këtë pritje kaq entuziaste. Ky entuziazëm është mesazhi më i fuqishëm që ju banorë të Kuçovës, ju përcillni shqiptarëve në të katër anët e vendit dhe në të katër anët e dheut. Për çdo shqiptar, sot Shqipëria është jo në krizë, por në rrokullisje të madhe.

Sot Shqipëria përjeton një gjendje, në disa aspekte të pashembullt në historinë e vet. Kurrë ndonjëherë ky vend, që ka njohur pushtime të gjata, mynxyra, nuk është shpopulluara dhe braktisur, aq sa është braktisur në këto 8 vite nën regjimin e Edi Ramës. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që në një hark 8-vjeçar, jo me Shqipërinë, por me asnjë vend tjetër nuk ka ndodhur të largohen nga vendit 1/3 e popullatës. Kurrë ndonjëherë një komb nga asnjë luftë, asnjë mynxyrë nuk ka humbur në një kohë të shkurtër, më shumë se një gjeneratë sa kemi humbur ne.

Ndaj dhe ky entuziazëm, kjo energji është burim i fuqishëm frymëzimi, është burim i fuqishëm shprese, për banorët e Kuçovës dhe mbarë shqiptarët që në datën 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Lefter Maliqin njërin nga qeveritarët vendorë më të përkushtuar të këtij vendi. Një bir të këtyre trevave, që pushtetin që i dhanë ju, e përdori për transformime, ndryshime, përmirësim të jetës tuaj, të kushteve tuaja, të punës tuaj në tërësi.

Komunat në të cilat qeverisi Lefter Maliqi, pësuan ndryshime më thelbësore se shumë e shumë rajone e komuna të tjera të vendit, dëshmi kjo e përkushtimit, por edhe e ndershmërisë, transparencës, vizionit, dashurisë së tij për të ndryshuar çdo ditë realitetin ku jetoni.

Lefter Maliqi në çdo detyre, ka qenë dhe ka dëshmuar një përkushtim të madh. Ai vjen sot si kandidat i koalicionit me mbështetje të plotë dhe totale të demokratëve, të qytetarëve, të Partisë së Lirisë dhe unë kam bindjen e madhe se këtu në Kuçovë, koalicioni ynë do të ketë një nga sukseset më të shkëlqyera.

Miqtë e mi! 

Ne me 14 maj, votojmë qeveritarët vendorë, por e vërteta është se në 14 maj ne kemi në dorë njërin nga vendimet politike më të rëndësishme të jetës tonë. Ne kemi në dorë që në 14 maj të votojmë së pari për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri.

Nëse ne analizojmë qetësisht se si ka mundësi që në 8 vite ne rrokullisemi në këtë mënyrë, si ka mundësi që braktisim këtë tokë sikur të ishte e mallkuar dhe jo vend i bekuar. Si ka mundësi që ne në vend që të përmirësohemi çdo vit, në tërësi shkojmë duke u varfëruar.

Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët; regjimi arriti të humbasë çdo lidhje me qytetarët, të vendosë të gjitha pushtetet në duart e tij, të vendosë monizmin. Monizmat janë fatkeqësitë më të mëdha të kombeve, qoftë ata ideologjike, siç e kemi përjetuar ne atë marksist-lelinist, qoftë ato fetare teokratike, qofshin këto të cilat quhen në doktrinë mobokraci, apo pushtete të bandave dhe krimit.

Edi Rama sot kontrollon 10% më shumë pushtet se sa diktatori i fundit komunist në vitin 1990. Edi Rama sot kontrollon çdo pushtet, çka do të thotë për ju si qytetarë, liritë dhe të drejtat që ua jep kushtetuta, që janë edhe hyjnore i keni fiktive, nuk keni asnjë garanci sepse ato janë në duar të një regjimi që nuk ka ligj, kushtetutë, që bashkëpunon ditë e natë me krimin, që bazohet në drogën dhe vjedhjen tuaj.

Atëherë çfarë do të bëjmë ne më 14 maj. Do ti japin ne përgjigjen e merituar këtij regjimi, do të vendosim ne me votën tonë rikthimin e pluralizmit në Shqipëri. E kemi edhe ne një përgjegjësi, e kemi. E ndihmuam Edi Ramën ne, e ndihmuam shumë kur dorëzuam afrofe të gjitha bashkitë dhe komunat atij. I dorëzuam plotësisht dhe ishte një gabim i pafalshëm dhe PD nuk e përsërit kurrë atë.

Ne jemi një forcë politike e cila mbetet e pamposhtur për dy arsye.

E para; idealet dhe kauza jonë është e drejtë, e ndershme, fisnike, është kauza e lirisë.

E dyta ne gabojmë, por njohim dhe korrigjojmë gabimet tona. Ne nuk besojmë kurrë në të pagabueshmit, përkundrazi, analizojmë, shqyrtojmë, korrigjojmë. Ndaj dhe ne në statutin tonë shkruajtëm; PD nuk bojkoton kurrë zgjedhjet dhe kurrë nuk do ti bojkotojmë më.

Kështu që në 14 maj, demokrate e demokratë, qytetarë të tëgjitha forcave politike që e doni këtë vend dhe pluralizmin, duhet të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona. Ti rikthejmë vendit pluralizmin, të largojmë monizmin me votën tonë. Monizmi është fatkeqësi e madhe kombëtare.

Monizmi është mungesë lirie, liria është oksigjeni i shoqërisë, është oksigjeni i mjedisit të njeriut. Pa liri nuk ka jetë. Pa liri ka vetëm rrënim, ndaj dhe ne po largohemi dhe po largohemi nga Shqipëria.

Më 14 maj ne duhet ti japim një përgjigje të merituar regjimit që bazohet në krimin dhe drogën. Me lidhjet e tij të tilla, ky regjim ka krijuar pasiguri absolute te qytetarët shqiptarë. Njerëz të pafajshëm vriten, të tjerë plagosen. Para një jave u ekzekutua në banak, një nënë, një gjyshe që bënte dy punë për të mbajtur mbesën e saj.

Para 3 ditësh u ekzekutua në kabinë, tek rrinte tërë natën, turni i tretë, një roje, në një breshëri kundër një mediaje. Sigurisht kur kryeministri vendos si lajtmotiv ‘kokën ti hanë njëri-tjetrit’, kjo është licencë për të vrarë. Kjo është licencë për vrasësit. Kurrë një kryeministër nuk mund të thotë një gjë të tillë. Një kryeministër ka ligje, institucionin, ka policinë, dhe nuk le njerëz të vriten. Një kryeministër, që ata që kryejnë krime, urdhëron të shkojnë atje ku e kanë vendin, por jo të ekzekutojnë njëri-tjetrin rrugëve dhe të ekzekutojnë edhe qytetarë të pafajshëm me breshëritë e tyre.

Kur një kryeministër thotë ‘kokën ti hanë njëri-tjetrit’ ai i ka la duart. Rrugët, sheshet, lokalet janë në duart e krimit. Kur kryeministri i vendos tritol medieve, bandat e tjera guxojnë dhe shkrehin breshëri kundër tjerave. Dhe cili është qëndrimi në këtë rast? Cinizmi më ekstrem. Dje familjarët varrozën njeriun e tyre të pafajshëm që vdiq, që u ekzekutua në kabinë tek kryente detyrën. Sot si ngushëllim patëm nga ky cinik se; rendi sot është më mirë se kurrë. A ka cinizëm, përçmim më të madh ndaj qytetarëve se ky.

Miqtë e mi! 

14 maji është një ditë e vendimit më të rëndësishëm që kemi marrë ne nga 1992 e deri më sot. Është më i rëndësishmi sepse ne vijmë në 14 maj dhe jemi sot qytetarët më të vjedhur të Europës dhe ndër më të vjedhurit në botë.

Në vitin 2008, pas një udhëtimi të gjatë, shekullorë në varfëri, ne ja dolëm me lumejtë tuaj të djersës, me mund, me reforma, të jemi më të paguarit në Ballkan. Të paguhemi më mirë se bullgarët dhe rumunët në rroga mesatare. Nuk ishim të pasur, por ishim në ngjitje dhe ngjitja është shpresë dhe shqiptarët nuk po largoheshin nga Shqipëria. Lëviznin, por në Shqipëri numri i tyre po rritej çdo vit.

Sepse shqiptarët u bindën se Shqipëria është një vend që mund të bëhet nga shqiptarët. Se të mirat dhe pasuritë e saj janë përrallore. Se qeveria kishte një qëllim kryesor, rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. U ndërtuan në zonat rurale mbi 8 mijë km rrugë, u ndërtuan në mbarë Shqipërinë mbi 11 mijë km. U dyfishuan rroga e pensione dhe kjo është e vërtetë e pamohueshme.

Por pse këto? Sepse kishte një qëllim dhe ky qëllim ishte të përmirësohej sa më shumë jeta e shqiptarëve, të përmirësoheshin kushtet e jetës së tyre aty ku jetonin. Kishte një parim, pa fshat të zhvilluar nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Ta kemi të qartë. Zhvilloi sa të duash qytetet, por duhet edhe fshati të jetë i zhvilluar. Përndryshe këtu modern dhe atje mesjetë, nuk është zhvillim dhe ne ecëm në këtë mënyrë.

Çfarë ndodhi? Nga 2013 e gjer sot, ne jemi të fundit për rroga e pensione në Ballkan. 40 % më të ulëta se në Kosovë. Mjekët në Kosovë marrin dyfishin e mjekëve tanë. Mësuesit pothuajse dyfishin. Policët, oficerët pothuajse dyfishin. Por Kosova ka një buxhet dy herë më të vogël se ne. 2 miliardë e ka Kosova buxhetin, 4 miliardë e kemi ne buxhetin. Çfarë ndodh, pse Kosova këto. Sepse kryeministri, qeveria e Kosovës ka qëllim jetën e qytetarëve, përmirësimin e jetës së pensionistëve dhe qytetarëve. Kurse ky i Shqipërisë ka qëllim të vjedhë e të vjedhë sa më shumë.

Ku shkojnë paratë sot? Paratë sot shkojnë në dy kanale, tek qeveritarët dhe klientela e tyre. Po të shohësh miliardat, vetëm borxhe janë marrë 5 miliardë euro. Të ardhurat çdo vit nga 4 miliardë. Pra, para ka shumë, kjo është e vërteta, por ato nuk shndërrohen në rroga, pensione, infrastrukturë, nuk shndërrohen në ndihmë për fermerët, bizneset.

Ku shkojnë? I marrin qeveritarët dhe klientela e tyre. Pra të gjitha këto përqendrohen në duart e një pakice, stërpakice. Kurse shumica dërmuese e shqiptarëve po jetojnë në vështirë dhe ngushtësi ekonomike në rritje.

Ky kryeministër 136 udhëtime me avion personal me dhomë gjumi. Ministrat e tjerë, 15 fluturime Tiranë-Peshkopi, Xhaçkame helikopter nga 15 mijë euro fluturimin. Të tjerë ulen e darkojnë me biftekë që kushtojnë sa një ka, 1 mijë euro.

Edi Rama blen për oborrin e zyrave të tij, vazo lulesh druri 4 mln euro. Çfarë ndodh kështu, si vjedhin këta. Këta ndërtojnë 1 km autostradë me 24 milionë euro. Kurrë në rruzullin tokësor kjo nuk ndodh. Në një kohë kur ajo kushton, maksimumi 2-3 mln euro. Këta ndërtojnë një shkollë në Tiranë me 6 mln euro, në një kohë kur në Europë ndërtohen 9 shkolla të atilla.

Kreu i bashkisë në Tiranë del e u thotë qytetarëve se ka mbjellur1 mln pemë. Mendon se ata hanë bar dhe nuk janë qytetarë. E di çfarë do të thotë 1 mln pemë apo jo. 1 mln pemë do të thotë 6 mijë hektarë pyll, dhjetë herë parku i madh i liqenit. Do të thotë vetëm gropa, 25 hekratë e madhe për të mbjellë të gjitha ato. Kujt ja thotë? Ja thotë qytetarëve të kryeqytetit. Po pse u thotë, sepse vjedh e vjedh me fidanët. Kam mbjellë thotë 1 mln pemë. Por një fidan sikur vetëm 10 euro të kushtojë, ka vjedhur të paktën 9 mln euro.

Nuk kanë skrupull. Kanë kaluar në vjedhje të hapura, as që duan të ja dinë për qytetarin, fëmijët, pensionistë, nxënësit, bizneset.

Çfarë është kjo sot? Është një kushtrim, apel, të bashkohemi me të gjithë ata të cilët e kuptojnë se Shqipëria është një vend i bekuar, se Shqipëria ka pasuri përrallore, se Shqipëria është një trashëgimi e jashtëzakonshme që e lanë të parët tanë, me rezerva natyrore të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër.

Se shqiptarët në këtë vend, pavarësisht se e nisët me 204 dollarë për frymë në vitin 1992, arritën në vitin 2008, të kalojnë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Pra, a mund të vazhdojmë ne kështu. A mund të vazhdojmë të na vjedhin në këtë mënyrë. A mund të mashtrojnë të na vjedhin në këtë mënyrë, si historia e pyllit me 1 mln pemë.

Askund në botë nuk ndodh kjo. Asnjë populli nuk mund të ja bësh këtë. Por ne duhet të ulemi të bashkohemi me çdo socialist, demokrat, pa parti, me çdo njeri që është indiferent, që është i pakënaqur qoftë edhe me ne, por ti themi ama; ja ku janë, ja ç’po ndodh.

Nëse ne nuk votojmë për ndryshimin, ne do të shkojmë edhe më keq. Nëse në 8 vite kanë ikur 1 mln, në 16 vite po vazhduam kështu, nuk dihet se kush do të mbesë.

Unë isha në Peqin. Njëri nga oratorët tha se në rrugicën time kanë qenë 20 familje, tani janë 3 familje. Isha në Mirditë 100 fëmijë kanë futur në klasë të parë këtë vit.

Dom Gjergji thoshte se në meshë unë pata, 4 burra e 3 gra gjithsej, kur në një kohë pak më parë kisha mbushej plot. A do të vazhdojmë ne në këtë mënyrë? Pra është një thirrje dhe këtë thirrje duhet të ja adresojmë çdo shqiptari.

Sot kryetari socialist i Rubikut dha dorëheqjen nga PS me këtë motivacion; ky që u emëruar kryetar, ky Ndreca.

Pal Tushaj quhej dhe po ua lexoj: 

Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të Partisë Socialiste të njësisë vendore Rubik.

Arsyeja e parë dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës. Disa arsye të tjera janë:

1 – Zoti Ndrecë e trajton Mirditën si të dorës së dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm kur ka fushatë vjen me kohë të plotë.

2- Nuk përfill strukturat e PS. (sepse është rilindas, rilindas janë sekti, sekt tjetër) 

3- Bën fushatë me njerëz me precedent penalë.

Bën emërime klienteliste pa marrë parasysh fare partinë. Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit Ndrecë është të kesh dy emra, të kesh dy mbiemra, një tëndin tjetrin të drogës se në këtë mënyrë e shpërblen Ndreca. 

Tani, pse e lexova unë këtë? 

E lexova se ne kemi detyrim, kemi detyrim madhor të ulemi me çdo shqiptar dhe të bisedojmë. Zgjedhjet janë vendore, vërtetë ne zgjedhim Lefter Maliqin për qytetar të parë, dhe jam i bindur se do të ketë mbështetjen tuaj të plotë, por zgjedhjet janë më të rëndësishmet që janë zhvilluar ndonjëherë, pas zgjedhjeve të vitit 1992.

Gjeneratës së asaj kohe i takoi misioni historik për të përmbysur monizmin e bazuar në doktrinën marksiste-leliniste. Gjeneratës së sotme, qytetarë sot u takon misioni historik për të përmbysur monizmin e bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve që po shpërfytyron shoqërinë shqiptare, po shpërbën Shqipërinë, po shpërbën dhe varfëron shqiptarët.

Unë kam besim të madh se ju do të firmosni ndryshimin me 14 maj dhe ju garantoj ju se ky ndryshim do të shoqërohet me ndryshimin e qeverisë, do të shoqërohet me dyfishimin e rrogave dhe pensioneve dhe më shumë. Do të shoqërohet me përmirësimin e barrës fiskale për bizneset. Do të shoqërohet me uljen e çmimit të energjisë në vlerat që ka qenë në vitin 2013.

Këta e kanë shndërruar energjinë në një mallkim për ju.

Ka dy vite që ne prodhojmë 2 miliardë kilovat orë më shumë seç konsumojmë. HEC-et që u ndërtuan e përmbysën situatën. Shqiptarët do i harronin përgjithmonë mungesat, po pse prap u rritën çmimet. Pse biznesit të vogël i kaloi në 215 lekë kilovat orë. Sepse këta vjedhin, sepse këta gjatë gjithë verës u shesin energjinë sekserëve të tyre në Shqipëri dhe këta sekserë e eksportojnë në bursa. Këtyre ua shesin 30 euro, në bursë e eksportojnë me 150-200 euro. Nuk ka vjedhje më të madhe se këto.

Këta vjedhin siç thashë, vetëm në 9 muaj thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë vjedhur 122 miliardë lekë. Kanë vjedhur jo sa është fondi i pagave, por për të rritur pagat në Shqipëri 130%. Nuk kanë asnjë lloj ndjenje. Këta mbajnë qëndrim ndaj jush, atë qëndrim që mban hajduti ndaj viktimës së tij, duhet ti largojmë, duhet të çelim rrugën.

Qëndrimi që mbajnë ndaj fermerëve është qëndrim prej pushtuesi, absolutisht. A e dini ju, se ju jeni zonë shumë e mirë bujqësore, prodhime nga më të shkëlqyerat. Këta kanë vendosur TVSH në shitje dhe jo në blerje. Krim i shëmtuar. Çdo përpunuesi dhe prodhuesi i leverdis më mirë të marrë mallra importi dhe jo të blejë prodhimet mrekullueshme të fermerëve të Kuçovës dhe Beratit.

Këta japin gjithsej, e kishin 5.1 miliardë lekë, e kanë zbritur në 3.1 miliardë ndihmën për bujqësinë. Ndërkohë që Kosova jep të paktën 5 herë më shumë. Këta hapën kufirin për qumështin pluhur, për importet. Theren masivisht lopët e rracës. Në Kosovë, çdo hektar grurë subvencionohet me 400 euro. Çdo hektar sera subvencionohet me 1 mijë euro. Çdo sipërfaqe e mbjellë me zarzavate subvencionohet me 500 euro. Çdo lopë me 90 euro, dhe Kosova i ka më të ulëtat. Maqedonia i ka më të larta.

Kush është ai që humbet para, askush nuk humbet para. Përkundrazi fitohet më shumë. Në Kosovë, në rast se moti, ose tregu shkatërrojnë prodhimin, nuk blihet apo prishet, shteti paguan me çmim bazë. Në Kosovë fermerit i jepet 75% e parave që shpenzon për sigurimin.

Pra dy botë, një komb, një vazhdimësi, dy qëndrime krejtësisht të kundërta për fermerët. Këtu për të marrë ndihmën duhet të kesh 100 dele, se po pate 90 nuk merr asnjë qindarkë. Duhet të kesh 10 lopë se po i pate 9 nuk merr asnjë qindarkë.

Pra pensionet në fshat kanë ngelur vendnumëro në një kohë kur ne kemi potencialet më të jashtëzakonshme. Ullinjtë i ndërpreu. Erdhi në Berat para 8 vitesh dhe ju thoshte se, keni mbjellë ullinj dhe ju mbetën ullinjtë në banjo. Po të mbjellësh ullinj, ke mbjellë një bimë të florinjtë. Por ulliri është një bimë, pemë e shekujve.

Vërtetë një vit mund të prodhojë më shumë, vërtetë një vit fermeri nuk arrin të marrë atë që duhet, por ndërhyn shteti, subvencionon shteti, sepse ulliri nuk ka. Bëmë gjëmë më të madhe që e nxitëm dhe do e nxisin përsëri. Do të subvencionojmë çdo prodhim, bimë, pemë, gjithçka do të subvencionet në bujqësi, të gjithë subvencionojmë.

Nuk them me nivelet e BE-së, por absolutisht më shumë se nivelet e Ballkanit, pa asnjë diskutim, më shumë se Kosova dhe nivelet e Ballkanit pa asnjë diskutim.

Ndaj dhe ju ftoj në 14 maj të firmosim ndryshimin, të votojmë Lefter Maliqin, të votojmë kudo kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Ky është koalicioni i fitores, i misionit të madh të rivendosjes së pluralizmit, rikthimit të demokracisë, shembjes së sistemit monist të kalbur të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Rroftë populli i Kuçovës, rroftë Shqipëria.

Faleminderit shumë!

About Redaksia

Check Also

Blushi: Po të kishte drejtësi, Erion Veliaj do të ishte në burg!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij në protestën …

Leave a Reply