Këlliçi: Kam plan për të zbutur konston e jetesës për qytetarët e Tiranës

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçiu shpreh në një intetvistë në News 24, se një prej problemeve më të mëdha për qytetarët sot është kostoja e lartë e jetesës. Pamundësia për të mbyllur muajin e për të përballuar shpenzimet.

Lidhur me këtë, Këlliçi tha se ai ka një plan për zbutjen e këtij fenomeni, për të ndihmuar qytetarët e Tiranës.

‘Transporti publik falas do të bëjë që një familje normale, të kursejë 86 mijë lekë të vjetra në muaj”, u shpreh Këlliçi.

Ai shtoi se po ashtu, platforma e tij parashikon uljen e taksave e tarifave, që do të ndikojë drejtpërdrejt në xhepat dhe cilësinë e jetës së banorëve.

Kandidati i Opozitës theksoi se Bashkia i ka të gjjtha mundësitë për tju gjendur qytetarëve afër me këto masa, nëse ka vullnet.

Të ardhurat do të shtohen, vijoi Kelliçi, me mirëadmistrim dhe me luftë ndaj korrupsionit. Të dhënat tregojnë se pothuaj 40 përqind e taksave e detyrimeve nuk mblidhen nga Bashkia në Tiranë, si pasojë e abuzimit dhe favorizimit të subjekteve përkundër perfitimit financiar për zyrtarët e Veliajt.

Këlliçi siguroi se transporti falas do të ndihmojë edhe në lehtësimin e trafikut në Tiranë dhe në reduktimin e ndotjes.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply