Protesta në Bërxullë, gratë thirrje Ballukut: Po nuk erdhe, ne do të marrim akte edhe më të rënda

Protesta e banorëve të fshatit Bërxullë për kompensimin e drejtë të tokave të tyre ka agravuar. Këtë radhë janë ulur zonjat e fshatit në rrugë dhe e kanë bllokuar, ndërkohë që Policia ka rrethuar zonën.

Gratë i bënë thirrje Qeverisë dhe ministres së Industrisë, Belinda Ballukut në veçanti të vijnë dhe të flasin me ta për kompensimin dhe akuzuan zyrtarët e lartë të shtetit për korrupsionin në legalizime e shpronësime.

“Çfarë bën ky shtet, çfarë bën kjo qeveri?! – tha zonja e ulur në shesh. –  Vetëm hajdutë. Po këtu nuk do të lejojmë asgjë. Edhe banesat pa legalizim thotë nuk do të marrin asnjë lek. Banesat të palegalizuara i kanë lënë vetë sepse duan lekë që të bëjnë letrat. Po s’pate 5 mijë euro në xhep, nuk bëhen as letrat e tokës, as letrat e shtëpisë. Populli s’ka lekë të hajë bukë.

E ka çuar deri në atë pikë sa po shkojnë në vetëvrasje. Ne do të marrim akte edhe më të rënda. Unë benzinën me vete e kam këtu dhe Policia nuk ka asgjë çfarë të më bëjë. Edhe të vijë agjenti e të ma marrë se këtu me vetë e kam dhe shkrepësen. Të vijë e të ma marrë. Benzinë është e do ta përdor ku të dua. Jam nënë 63 vjeçe, heroinë si Shote Galica. Çfarë shteti është ky?! Po vini e na shtyni ne këtu në rrugë, por do t’i zëmë të tëra anët se toka e fshatit tonë është!”

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply