Revolta e protestuesve: Rama dhe Balluku janë pushtetarët më të ndyrë…

Akuzat më të rënda të banorëve protestues të Bërxullës janë drejtuar sot kundër ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukut, e shquar për luksin e saj. Një nga banorët e Bërxullës, në indinjatën e tij të shprehur para mediave, tha:

“Shteti vidh me një krah, drejtësia me një krah tjetër. Është e vërtetë! Nuk vjen njeri të na mbështesë! Apo gjoja sikur kemi sindikata të pavarura, apo ajo tjetra. Ore, komunizmi vret, pikë, mbaroi. Zv. kryeministrja Balluku nuk vjen ajo, se e ka për turp të takojë punëtorët e fshatarët e varfër, se ajo vjen…Vetëm unazën mund ta ketë me diamante me gjëra, unë nuk kam asisoj. Asaj i vjen turp me ardh tek populli i vet. Sa herë i bëjmë thirrje, përditë, po ajo nuk vjen!”

Një prej banoreve të Bërxullës ka kërcënuar se do të vetëflijohet, teksa tregoi para kamerave të medias shishen e benzinës dhe shkrepësen që ka marrë me vete në protestë. Ajo u shpreh se prej 6 muajsh protestojnë dhe nga ana e shtetit nuk ka asnjë reagim, teksa shtoi se “Rama bashkë me ministren Balluku, me Ervis Berberin janë pushtetarët më të ndyrë.”

Banorja u shpreh se shteti shqiptar është i korruptuar dhe po i shkel me këmbë qytetarët.

“Protestojmë prej 6 muajsh, shteti shqiptar bashkë me ministren Balluku, me Ervis Berberin janë pushtetarët më të ndyrë, prej 6 muajsh na lënë rrugëve dhe nuk vijnë këtu. Nuk na lënë të protestojmë. Shteti t’i vendosë gishtin kokës, të vijë tek banorët, të vlerësohet prona, të ketë rrugë dytësore, nënkalim e mbikalim. Nuk dorëzohemi, pronat e shtëpitë tona nuk do t’i dorëzojmë. Nuk vjen shteti të na pyesë, kemi dalë për hall jo për qejf. Si invalide, shteti nuk mund të më hedhë në rrugë mua, ku është ky shtet, këto shoqata e ministri? Pse nuk vjen shteti të flasë me banorët, as bashki e as qeveri?

“Vjen sot na prezanton kandidatët për bashki, na hoqën drejtorin e hipotekës, na futi një hajdute më të madhe, Dallëndyshe Bicin. Ngrehu hoxhë të ulet prifti. Ne do të ndërmarrim akte më të rënda, benzinën me vete e kam, policia asgjë s’ka çfarë më bën, edhe shkrepësen këtu e kam. Benzinën e kam, do e përdor kur të më dojë qejfi. Jam nënë, heroinë si Shote Galica, hipa në shtyllë dhe askush s’ka çfarë të më bëjmë. Do i zëmë të gjitha rrugët, janë tokat tona. Këta vijnë e tallen me ne, shtet i pangopur me lekë. 10 vite në qeveri asgjë s’ka bërë, i ka shkelur me këmbë të gjitha ato që ka thënë”.

About Redaksia

Check Also

Lubonja shpërthen kundër Soros, reagimi…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open, duke folur për Samitin për Rajonin të …

Leave a Reply