Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar planin e tij konkret për taksat dhe tarifat vendore se sa do t’i ulë ato dhe cilat do të heqë. Këlliçi i renditi sot me pika, pjesë të programit ekonomik për biznesin e vogël që e shpalosi dhe dje:
“Plani im për taksat dhe tarifat vendore për biznesin e vogël dhe të mesëm:
Taksa për infrastrukturën mësimore bëhet ZERO
Taksa e fjetjes në hotel, ULET me 30%
Taksa e tabelës ULET me 30%
Taksa e truallit ULET me 30%
Taksa mbi ndërtesen ULET me 30%
Ulet 50% e tarifës së pastrimit dhe hapësirës
Hiqet taksa bashkiake e tokës bujqësore.”