Deputeti i PD, Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar ministren Mirela Kumbaro, e cila sipas tij, ka licencuar plehërimin e Parkut Kombëtar të Vjosës, edhe në Memaliaj.
Sipas tij, përveç grumbullimit të plehrave pak metra larg në Këlcyrë është shtuar edhe një tjetër “vrasëse” e ambientit dhe e lumit të Vjosës.
Reagimi deputetit Shehu
Ministrja-deputete e ambjentit licencon “pleherimin” e “Parkut Kombetar“ te Vjoses…edhe ne Memaliaj!
Nje “dhurate” kjo e kerkuar nga Bashkia Memaliaj!
Keshtu pervec derdhjes se “ujrave te zeza“ te te gjithe Qarkut te Gjirokastres ose me shkurt “feceve“ ne Vjose …
Perveç grumbullimit te plehrave pak metra larg saj ne Kelcyre etj…
Shtohet edhe nje «vrasese» e ambjentit dhe e Vjoses…
Nje grumbullim tjeter plehrash ne breg te saj, ne Mogila te Memaliajt!
Edhe kjo e licencuar nga vete Ministria-deputete!
Pikerisht kur Shefi i saj e shpalli Vjosen “Park kombetar”.
Unik ne Europe e boten e qyteteruar ky “park”…
I licencuar per tu mbushur me fece e plehra!
Edhe me dekompozimet e tyre te infiltruara ne ate lum, apo te cuara direkt aty nga perenj a ujra te ndotura, qe derdhen aty.
Dhe pastaj flitet per “Park Kombetar”!
Nje tjeter mashtrim ky i Rilindjes, ndersa ndotja e Vjoses shtohet me firmen e Ministres-deputete.
Faleminderit Zj. Ministre per kontributin tuaj ne mbushjen me fece e plehra te atij lumi te rralle!