Protesta/ Banorët e Bërxullës: Nuk tërhiqemi edhe sikur të na zhdukin të gjithëve!

Banorët e Bërxullës e kanë zhvendosur protestën sot përpara Hipotekës për pronat që u shpronësohen pa komensim nga projekti i rrugës Thumanë – Kashar.

Njeri nga përfaqësuesit tha se, pas 12 vjetësh, bëra aplikimin e ri. Ai tha se, erdhën tri herë topografët për ta marrë banesën, me arsye nga më të ndryshmet, distancën nga lumi, nga gjurma e rrugës etj.

“Institucionet nuk dinë akoma si është projekti i rrugës dhe unë jam detyruar të marrë inxhinierët e firmës që zhvillojnë projektin në terren që të bëjnë matjet e banesës sime. Del që banesa nuk është fare në rrezen e rrugës. Çfarë presin që nuk bëhet kjo? Se pot a kenë projektin, del shumë saktë. Pse duhet të zvarritem unë?!

Atë banesë vetë e kanë konfirmuar në 1994 se banesa juaj del pa çati. Pse nuk bëhet legalizimi i banesës sime kur e kam në pronën time të vjetër dhe të marrë me ligj?! Pronën e kam të çertifikuar kurse banesa më del jashtë kësaj!!! Arsyet janë se ky projekt i rrugës nuk është i saktë, akoma nuk e dinë si do të zhvillohet projekti dhe gjurma e rrugës luan sa herë këta hasin pengesa sipas interesave për sa më pak kosto dhe pasojat janë që këta banorë vijnë sot për të kërkuar të drejtën e tyre.

I bëj thirrje, Drejtorit të ri të Hipotekës, Agron Çerrit, nëndrejtorit Lad Binos dhe zonjës Dallëndyshe Bici, të bëjnë urgjentisht zhbllokimin e këtyre pronave që nuk çertifikohen, që t’i jepet zgjidhje!”, u shpreh ai.

“Ne rrugën nuk do e lëmë të zhvillohet pa na u dhënë vlera reale e shpronësimit për banesat dhe tokën, sikur të na zhdukin të gjithëve”, u shprehën banorët.

Banorët e Bërxullës kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit ‘Thumanë-Kashar’, segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim.

About Redaksia

Check Also

Thirrja e Berishës për Veriun: Fshini nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë

Kryetari i PD. Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh, t’i …

Leave a Reply