Skandali/ Nxorën listën e pagave, vetëm shërbim prove për 4 patronazhistët!

Katër të akuzuarit lidhur me skandalin e pagave, ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve, do të dënohen vetëm me shërbim prove.

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për të akuzuarit: Eni Qirjako, 32 muaj shërbim prove; Andi Agaraj, 4 vite shërbim prove; Klodian Sota, 32 muaj shërbim prove; Endri Ikonomi, 32 muaj shërbim prove.

4 zyrtarët u dënuan fillimisht me 6 vite burg në total por që u konvertohet në 12 vite shërbim prove. Gjykata e Tiranës ka pranuar pretencën e prokurorisë që ka kërkuar për 4 zyrtarët që akuzohen si autorë të publikimin në rrjetet sociale të listës së pagave të muajit janar të vitit 2021 të punonjësve në institucionet shtetërore dhe private.

Për Eni Qirjakon, specialiste IT e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI), u kërkua dënim me 2 vite, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 16 muaj, dënim i cili konvertohet në shërbim prove 32 muaj.

Për Andi Agaraj, specialist IT te AKSHI, është kërkuar dënim me 2 vite për dy akuza ‘shpërdorim detyre’ dhe korrupsion, pra 4 vite gjithsej, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 36 muaj burg dhe pezullimin e tij në 4 vjet shërbim prove.

Për Klodian Sota, punonjës menaxher pranë kompanisë “Smart Collection” dhe Endri Ikonomi, që punonte si drejtor i Përgjithshëm në kompaninë “Credit 2 ALL” është kërkuar nga 24 muaj burg dhe pezullim në 32 muaj shërbim prove.

Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 mijë shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!

About Redaksia

Check Also

Thirrja e Berishës për Veriun: Fshini nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë

Kryetari i PD. Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh, t’i …

Leave a Reply