Bardhi: Veliaj shton presionin ndaj administratës, u kërkon të shpërndajnë video kundër Këlliçit

Zëdhënësja e fushatës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi, ka ndarë në rrjetin e saj social Facebook, fakte të reja se si Veliaj ushtron çdo ditë presion mbi administratën duke u kërkuar me detyrim angazhimin në rrjete sociale për materiale prapagandistike.

Fotoja ‘screenshot’ nga biseda, tregon ankesën e një punonjësi, që është vënë nën trysni me ‘urdhër nga lart’, për të shpërndarë një video të përgatitur nga bashkia, ku atakohet Belind Kelliçi, ndërkohë që platforma që përdoret, është aktivisti.

Reagimi i Bardhit

Veliaj shton presionin ndaj administratës para zgjedhjeve. Me Belindin nëpunësit do çlirohen nga kjo dhunë
Dëshmi të reja dalin çdo ditë për presionin që Erion Veliaj ushtron ndaj administratës, duke u kërkuar me detyrim angazhimin në rrjetet sociale për shprehje pëlqimi apo shpërndarje të materialeve propagandistike.
Presioni ndaj administratës është i skajshëm, sidomos në rastet kur duhet sulmuar ose përbaltur kundërshtari.
Kjo foto tregon ankesën e një qytetari, që është vënë nën trysni me urdhër nga lart, ai dhe kolegët e tij, për të shpërndarë një video të përgaditur nga bashkia, ku atakohet Belind Kelliçi.
Platforma që përdoret, është aktivisti.
Denoncime të shpeshta vijnë nga nëpunësit e Bashkisë pranë Belind Këlliçit dhe shtabit të tij, ku shprehet revolta e administraës ndaj këtij shantazhi që ushtron Veliaj.
Kjo dhunë do të marrë fund shumë shpejt, me 14 maj. Me Belind Këlliçin Kryetar Bashkie, asnjë punonjës, asnjë burrë, grua, që mban familjen me punën e tij, nuk do të detyrohet të bëjë propagandë, apo të merret me politike, jashtë pëlqimit të tij.

 

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply