Berisha: Këto janë zgjedhjet e jetës tonë, gjithçka duhet të fillojë me ndryshimin në 14 maj

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT NË KRUJË,
AGRON LOKA

Të dashur demokrate e demokratë, qytetarë e qytetarë, banorë të bashkisë Krujë dhe Fushë
Krujës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.
Së pari një mirënjohje të pakufishme ndaj jush për këtë pritje të zjarrtë, e cila është një mesazh
frymëzues për demokratet dhe demokratët, për shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë sot.
Mesazh që frymëzon, ndryshimin, fitoren, pluralizmin, të ardhmen.
Përulem me nderim të madh para ju krutanëve, banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës, për
mbështetjen e madhe, tepër të çmuar që i keni dhënë PD-së në dekada të tëra. Ajo është për
PD-në një krenari e madhe, një mirënjohje e pakufishme.
I nderuar nënkryetar i PD-së dhe kryetari i politik i grupit të punës për bashkinë Krujë, Oerd
Bylykbashi. Të nderuar kryetarë të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, Xhevahir dhe
Bakiu.
Të dashur miqtë e mi, Ylli Lamja, Sulejman Xhixha, Dilaver Qesja, kënaqësi e veçantë që jeni sot
këtu midis nesh.
I dashur kandidati ynë për kryetar të bashkisë Krujë, kryetari i ardhshëm i bashkisë Krujë, Agron
Loka.
Unë vij këtu, me nder të veçantë, kënaqësi të veçantë të paraqes para jush, z. Agron Loka,
kandidat për qytetar të parë të këtij qyteti, që qëndron në kreshtën e historisë tonë kombëtare.
Është nder të jesh qytetar i parë kudo, por është nder tepër i veçantë të jesh qytetar i parë i
Krujës së Skënderbeut, Krujës së historisë, i Krujës që fisnikëron shqiptarët me fisnikëri,
qëndresë, frymëzon me bujari, me shpirt punëtor, por mbi të gjitha frymëzon çdo shqiptar për
shpirt të pamposhtur dhe fitore.
Agron Loka vjen këtu para jush si kandidat i votuar me votën tuaj të lirë, si kandidat që ju i
dhatë besimin, që ju e miratuat, aprovuat si kryetar të ardhshëm të bashkisë. Agroni së bashku
me të gjithë kandidatët e tjerë në mbarë vendin, janë kandidatët e qytetarëve, kandidatët e
lirisë.
Ato zgjedhje që u quajtën primare nuk ishin të përsosura, por u garantoj unë ju se ishin shumë
herë pakrahasim më mire që ne mblidhemi sot para kandidati tuaj, se sa të mblidheshin para
një kandidati tim, apo të kryesisë në Tiranë. Kjo është demokracia. Por në këtë mënyrë ne
gjithashtu, të gjithë së bashku, bëjmë që përfaqësimi ynë të jetë më i drejti. Njeriu që ne
votojmë ta dijë që ai është aty me votën tonë, që ka detyrime ndaj nesh dhe ndaj nesh është
dhe do të mbetet një shërbëtor i përkushtuar.
Unë ju garantoj se Agron Loka, besimin që i keni dhënë dhe që do i jepni do të ua kthejë me
përkushtim të madh në shërbime, në menaxhim, në vizion, ndryshim të Krujës, Fushë Krujë dhe
gjithë komunave të kësaj bashkie.
Ju garantoj se Agron Loka do të bëjë gjithçka që çdo qindarkë të taksave tuaja, çdo burim të
ardhurash që do krijojë, ti përdorë me transparencën më të madhe, për ndryshimin e Krujës,
fshatrave, Fushë Krujës, biznesit, fermerëve, jetës në tërësi.
Kruja ka potenciale të jashtëzakonshme, potenciale turistike, bujqësore, industriale, por
potencialin më të jashtëzakonshëm Kruja e ka tek krutanët, tek shpirti i tyre punëtorë, shpirti i
tyre krijues. Pra të firmosë ndryshimin dhe duke firmosur ndryshimin në 14 maj, firmosim
ndryshimin e jetës tonë, ndryshimin e mirëqënies tonë, të fermave, bizneseve, punësimit,
shërbimeve që meritojmë.
Miqtë e mi!
14 maji është ditë zgjedhjesh e qeveritarëve vendorë. Por e vërteta është, pra janë zgjedhje
lokale, por e vërteta është se që nga viti 1992 këto janë zgjedhjet më politike që Shqipëria ka
patur. Këto janë zgjedhjet e jetës tonë, sepse në këto zgjedhje ne ftohemi me votën tonë, në
një mision historik që është përmbysja e monizmit që sundon sot në Shqipëri. Kruja në historinë
e saj ka patur qëndresën antikomuniste një trashëgimi të shkëlqyer. Kruja dhe krutanët e kanë
të qattë se çfarë katastrofe kombëtare solli monizmi i bazuar në doktrinën marksiste-leliniste.
Ndër të parët që e përmbysën ishin krutanët.
Pas 30 vitesh, njëlloj si e ka thënë në mënyrë profetike Ronald Regan se demokracisë i mjafton
edhe një gjeneratë për ty zhdukur. E vërteta është se pas 32 vitesh, demokracia pothuajse u
asgjësua plotësisht. Në Shqipëri u vendos një monizëm, jo i bazuar në doktrinën marksisteleliniste, por i bazuar kryekëput në krimin, vjedhjen e qytetarëve, dhe drogën.
Sot të gjitha pushtetet pa përjashtim të gjitha pushtet janë në dorë të një njeriu. Sot Edi Rama
kontrollon më shumë pushtet, 10% më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991. Sot ky despot, e
them despot se ky nuk njeh ligj, kushtetutë, normë, standard, ky njeh thjeshtë dëshirat,
mendimet e vullnetin e tij.
Sot ky despot kontrollon totalisht pushtetin ekzekutiv, atë vendor, kontrollon totalisht
drejtësinë, presidencën, ushtrinë, policinë, shërbimin informativ, kontroll çdo pushtet edhe së
fundmi në një rast unik në Europë, kontraktoi si vrarës me pagesë të opozitës shqiptare, vetëm
e vetëm për ta vendour atë nën kontroll, kryezbuluesin e agjencisë më të rëndësishme të SHBAsë, FBI.
E përdori atë si vrasës kundër opozitës. Qëllimi i tij ishte Shqipëria pa opozitë, apo Shqipëria me
fasadë opozitë të kontrolluar nga Edi Rama. Pra ky ishte monzimi dhe ky është monizmi i Edi
Ramës. Ai dështoi në këtë vepër makabre. Dështoi sepse ju, për ju idealet demokratike janë
idealet më larta. Ai dështoi se për ju pluralizmi është jetik për demokracinë.
Ai dështoi se për ju monizmi është një katastrofë kombëtare. Me këtë rast unë falënderoj nga
zemra Sabah Shetën, falënderoj deputetët, falënderoj të gjithë demokratët që sot jemi këtu të
bashkuar. U bashkua, jo se nuk kemi kundërshti njëri me tjetrin, por u bashkuam se geni ynë
është pluralizmi, demokracia se thirrja e sotme është për çdo shqiptar, kundër monizmit.
Unë garantoj çdo demokrate dhe demokratë, se partia e tyre është dhe do të mbetet partia e
mendimit të lirë, e mendimit të hapur. Por tek pluralizmi, aty ku ndahet monizmi dhe
pluralizmin, aty ndahet liria me shtypjen, demokracia me dhunimin e saj. Ndaj dhe bashkohemi
sot çdo demokrat, çdo mbështetës. Por ftoj këtu edhe çdo socialist të ndershëm, edhe çdo të
paparti. Pavarësisht se çfarë mund të mendoni për ‘x’ apo ‘y’ mos harroni kurrë që monizmat
janë katastrofat më të mëdha që kanë njohur kombet dhe ne jemi në monizëm.
Dhe një gjë tjetër, nuk ka të këqija më të rrezikshme se ato që të kapin gradualisht dhe të
pushtojnë gjithmonë e më shumë. Kjo ndodhi me Shqipërinë. Në këtë monizëm ne demokratët
kemi përgjegjësinë tonë dhe duhet të ja themi çdo qytetari të Krujës, çdo shqiptari se ne
bojkotuam zgjedhjet lokale. Ne ja dorëzuam me zarf Edi Ramës, pushtetin në 61 bashki të
vendit. Por ne njohim gabimet, ne pranojmë gabimet. Ne sanksionuam në statut se PD nuk
mund të bojkotojë zgjedhjet.
Edi Rama mendoi se e kishim formale atë nen ne. Bëri gjithçka, shty vendimin gjer 3 ditë para
hapjes së fushatës, duke besuar se ne do i thonim se ne nuk marrim pjesën në zgjedhje, por ne
do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë, do të përmbysim monizmin e tij.
Miqtë e mi!
Ne duhet të bashkohemi me çdo shqiptar që ndjen minimumin e dashurisë për këtë vend. Kurrë
ndonjëherë, ndofta që kur është themeluar ky shtet e deri sot, Shqipëria nuk ka pasur më
shumë nevojë se për një grimë dashuri nga ne, nga secili. Se kurrë ndonjëherë nuk është
shkretuar me shpejtësi të rrufeshme siç po shkretohet në këto 8 vite.
Sepse kurrë ndonjëherë, ajo nuk ka humbur në 8 vite, 35% të popullatës së saj. Se kurrë
ndonjëherë nuk ka humbur nëpër Europë, 937 mijë shqiptarë vetëm në BE, nga të cilët 80% nën
30 vjeç.
Gjëma e këtij vendi nëqoftëse do të kishte vaje, do të lemeriste dheun.
Shqipëria ka një apel për çdo shqiptar, ta shpëtojmë, të mos e braktisim, por kjo realizohet
betim me ndryshimin. Sot isha në parlament, kishte ardhur ligji, çfarë ishte ligji? Ligji për të
larguar nga Shqipëria, avoketërit, kontabilistët, stomatologët, me radhë e me radhë që të
gjithë. U vinte një taksë tjetër 23%, spastrim dhe vetëm spastrim.
Ky është gjenocid, që po kryejnë shqiptarët ndaj shqiptarëve. Po them unë gjenocid sepse në
konventat e OKB-së për gjenocidin, neni 3 thotë; gjenocid konsiderohet akti kur ti krijon kushtet
të llogaritshme për largimin e tjetrit. A nuk janë këto kushte të llogaritshme për largimin e
specialistëve tanë kur ti u vendos një taksë që u rrënon jetën atyre.
Çdo shtet, çdo shoqëri ka shtresën e mesme, është shtresa jetike e cila i shërben shoqërisë. U
shërben atyre që prodhojnë, u shërben atyre që drejtojnë, u shërben të gjithëve. Por nëse ti e
përze? Çfarë ndodhi me mjekët? Jo tani, por para 2 vitesh, 4100 mjekë kanë pasë ikur nga
Shqipëria. Edi Rama u thoshte shqiptarëve, 420 po presin të fillojnë punën. Një gënjeshtar i
paskrupullt.
Tani ku jemi ne? U them unë ju, tani jemi mjek për frymë saç ishim në vitet ’60. Tani kemi
shërbimin shëndetësor, Tirana të 10-in më të keq në botë. Çfarë ndodh tani. E keni dëgjuar
besoj ligjin, ligji për korsinë e shpejtë në shërbimin shëndetësor.
Kujtoni ju se është ambulanca, jo jo, korsia e shpejtë, ai që paguan, merr shërbim më të shpejtë
në spitale. Por nuk ka diskriminim më ç’njerëzorë se ky. A e imagjinoni, një i sëmurë që ka,
paguan, i hyn dhe i del infermierja sa herë ka nevojë dhe tjetri në shtratin tjetër rënkon pa e
parë njeri. Por këto janë mendje të çmendura. Këta nuk kanë njerëzi. Këto nuk kanë asgjë të
përbashkët.
Këta janë larguar nga qytetari dhe njeriu me kilometra të tëra. Si mund të prodhojë mendja e
njeriut një gjë të tillë brenda shërbimit. Dhe kush e bën këtë? E bën ai që premtoi shërbim
shëndetësor falas dhe tani thotë jo jo; shërbim shëndetësor për ata që paguajnë. Se të
vendosësh një diskriminim të tillë, shpejtësia në shërbim është përcaktuese për shpëtimin e
jetës.
Dhe ky tani i ndan zengjinët dhe të varfrit në spitalet tona.
Zonja dhe zotërinj!
Zgjedhjet janë zgjedhjet e jetës tonë, sepse thashë, ne po ikim nga Shqipëria, vendi po
braktiset. Por shkaku më themelor është varfëria, ngushtica ekonomike, shtrëngica ekonomike,
e cila nuk erdhi në pakësim këto vite, por në rritje këto vite.
Ne nuk kemi qenë komb i pasur, por gjatë këtyre viteve, nga vitit 1992-2013, të ardhurat tona
janë rritur mbi 20-e ca herë. E kemi filluar me 204 dollarë për frymë në 1992, ishim baras me
ugandezët dhe angolezët, të tretit më të varfër të planetit, sepse ashtu na bëri sistemi
kooperativist, socializmi. Por me lumenj djerse, me mund, reforma, sakrifica ne arritëm në vitin
2008 të kalojmë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Arritëm të kemi rrogat
dhe pensionet më të larta në rajon. Dhe këto ishin arritjet të jetës tonë.
Nga 2013 e deri më sot, ne përsëri jemi të fundit në Ballkan për rroga e pensione. Nga 2013 ne
u rrokullisëm dhe sot jemi me rroga e pensione 30-40 % më të ulëta se Kosova. Kosova ka një
buxhet 2 miliardë euro, Shqipëria ka një buxhet 3.9-4 miliardë euro. Kosova ka një buxhet disa
herë më të vogël se Shqipëria. Shqipëria këto vite ka marrë 5 miliardë euro borxh.
Çdo shqiptar blen me rrogën që merr, 30% më pak, minimumi 30 % se sa blinte në vitin 2013.
Vetëm nga vjet e deri sivjet, vetëm në 1 vit ushqimet janë rritur me 12 %. Vetëm në 1 vit. Çfarë
ndodh me ne. Unë u them ju, me 5 miliardë euro borxh, qeveria mund të rriste 6 herë rroga,
ose 3 herë pensionet e tre herë rrogat. Nuk po them për të ardhurat, rreth 4 miliardë të tjera të
ardhura.
Dyfishoi taksat e biznesit. Ku shkojnë paratë e shqiptarëve, paratë tuaja. Edhe një gjë ju lutem;
qeveria nuk ka një qindarkë, çdo cent i saj është cent i juaj. Është marrë nga ju me taksat tuaja
që paguanin çdo gotë uji. Paguanin në gjithçka blenin në dyqane, ku shkojnë?
Të gjitha vidhen. Vidhen në masën 80 %-90% e punëve publike.
Kontrolli i Lartë i Shtetit gjente se në vitin 2022, në 9 muaj u vodhën apo u shpërdoruan, 122
miliardë lekë. Fondi i përgjithshëm i pagave ta dini ju është 97 miliardë lekë. Me aq sa janë
vjedhur, rrogat mund të rriteshin me 130%. Po si i vjedhin, shumë normal, secili duhet të pyesë;
po mo i vjedhin. Sepse rrugët që kushton maksimumi 2 mln euro e ndërtojnë me 24 mln. I
vjedhin sepse rrugën anësore Lekaj –Fier, se autostrada Lushnje-Fier është ndërtuar me 1.2 mln
euro dhe segmentet e tjera rreth 2 mln euro. Kurse Edi Rama ndërton rrugën anësore me 7.2
mln euro. Tre herë më shtrenjt se rrugën kryesore.
Erion Veliaj ndërton shkollën me 6 mln euro. E shembi, i futi dinamitin shkollës ‘Sami Frashëri’
pa asnjë çarje kund dhe merr taksat tuaja, i shndërron në shkollë fond me të cilin mund të
ndërtoheshin të paktën 7 shkolla.
Blen vazon për oborr të pasëm të kryeministrisë, zyrave të tij, 4 mln euro. Udhëton me avion
me dhomë gjumi, 137 herë, 22 mln euro.
A do të vazhdojmë ne të ecim në këtë mënyrë. Këto janë zgjedhje të jetës tonë. Këta i urrejnë
qytetarët, njëlloj si hajduti që futet në shtëpinë e tjetri dhe pasi e vjedh urren viktimën e tij.
Edhe qeveria e Edi Ramës i vjedh qytetarët ditë e natë dhe i urren qytetarët shqiptarë. Ndaj dhe
këto janë zgjedhjet e jetës tonë.
A ka drejtësi në këtë vend, me thoni ju mua? Nuk ekziston. Drejtësia këtu është për
pengmarrje. Artur Bushi shqelmoi hetuesin se po e hetonte për korrupsion në bashki. E thirrën
në SPAK, telefoni Edi Rama. Ai zyrtari rri i rrahur aty, vetëm se guxoi të hetojë korrupsionin. Por
ky është vetëm një rast. Këtu sundon, mafia dhe vetëm mafia. Prokurori i përgjithshëm nuk
thotë një fjalë për ti dalë zot punonjësit të tij.
Sa vetë humbën jetën në Thumanë. A ka vend në botë që pranon të heshtë para gjëmës së
madhe që ndodhi në Thumanë. Pallatet ishin shpallur të pabanueshme me ekspertizë dhe çdo
dokument. U lanë aty gjersa erdhi tërmeti tjetër për tu marre jetën. Asnjë hetim. U arrestuan
dy komunarë të PD-së, të komunave të Tiranës të cilët nuk kishin asnjë qarje në ndërtesat e
komunave të tyre. Po është e vërtetë kjo.
Nuk ka drejtësi. Për të marrë një vendim drejtësie sot duhet të presësh 10 vite. Duhet të
paguash qimet e kokës për ta afruar atë. Pra këto janë zgjedhjet e jetës tonë, sepse gjithçka
duhet të fillojë me ndryshimin në 14 maj. Të votojmë për pluralizmin, të votojmë për Agron
Lokën, të votojmë për ndryshimin.
Nuk mundet kurrë të ecim në këtë mënyrë. Bizneset falimentojnë njëri pas tjetrit, sa erdhi
dyfishoi taksat dhe pastaj ua nis ekipet njëri pas tjetrit për ti gjobitur, për ti rrjepur.
Fermerët. Asnjë pushtues i huaj nuk mund të sillet ndaj fermerit shqiptar siç sillet kjo qeveri. A e
dini ju, fermerit prodhimet e tij ja blejnë pa TVSH, nuk i kthejnë TVSH. Shitja bëhet me TVSH. Të
gjithë përpunuesit kanë interes të përdorin prodhime importi dhe ti lënë në fushë prodhimet
tona. Ndërkohë bëhet ligji dhe futet qumështi pluhur nga Serbia, në mënyrë që fermeri të therë
lopët dhe nga vend eksportues qumështi, tani na rritet çmimi i bylmetërave siç e keni vënë re
vetë, nga muaji në muaj dhe në vazhdim.
Sepse do të hapej ky për kamionat e Serbisë. Sepse kamioni sipas tij, çfarë ti thuash këtij, rrika
100 vite nëpër dogana, një copë injoranti. Po pse fermeri në Kosovë, edhe ai shqiptar paguhet
400 euro për hektarë gruri. Paguhet 1 mijë euro për hektarë sera, paguhet 500 euro për
hektarë zarzavate në fushë. Paguhet për të gjithë drutë frutorë, paguhet 90 euro për lopën.
Çfarë paska ai. Po sigurisht, në kushte të tregut ka një ligj në të gjithë botën; prodhimi bujqësor
subvencionohet dhe ajo nuk është humbje, është fitim për të gjitha palët.
Një prodhim bujqësor ka ndikim të fuqishëm në të gjithë stabilitetin ekonomik të vendit. Pa
fshat të zhvilluar, bujqësi të zhvilluar nuk ka bujqësi të zhvilluar, nuk mund të ketë shqiptar të
zhvilluar.
Ndaj dhe të votojmë ndryshimin në 14 maj, të votojmë ndryshimin sepse potencialet tona janë
të jashtëzakonshme. Sepse kjo qeveri e ka shndërruar Shqipërinë në një vend të mallkuar për
shqiptarët, në një kohë kur ajo është tokë e bekuar.
Të votojmë ndryshimin se rezervat janë të jashtëzakonshme, se të ardhurat janë shumë të
mëdha, se po të mos vidhen, çdo shqiptar do të ndihej shumë herë më mirë. Dhe njëherë, ju
ftoj në 14 maj, ditën e fitores në Krujë dhe në Shqipëri.
Rroftë Kruja, rroftë Shqipëria!
Faleminderit shumë!

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply