Gjenerali Fabio Mini: “Lufta e përhershme në Europë është skenari i preferuar nga SHBA”

“Për Shtetet e Bashkuara lufta e përhershme në Europë me një ose më shumë shtete që ofrohen vullnetarisht për ta ushqyer për një kohë të papërcaktuar ka avantazhin e dyfishtë e mbajtjes së europianëve të impenjuar kundër Rusisë dhe t’i hutojnë nga aksi me Pekinin. Por, siç e kam shkruar në libër, “vullnetarët” për luftën e pafundme fillojnë të mungojnë, duke filluar nga ata për t’u dërguar në front”. Kështu AntiDiplomatico i përgjigjet gjenerali Fabio Mini, autor i librit “L’Europa in guerra” (shtëpia botuese Paper First, 2023), për pyetjen lidhur me rolin e Shteteve të Bashkuara në traktativat e mundshme për paqen e ardhshme. Një prej zërave më koherentë dhe to fortë në denoncimin e rreziqeve të lidhura me qëndrimin europian ndaj konfliktit në zhvillim, Mini ka arritur me artikujt e tij në “Limes” dhe “Fatto Quotidiano” ta prishë propagandën dominuese. Kjo propagandë, që siç njoftohet mjeshtërisht nga vetë gjenerali, po e çon kontinentin tonë një hap nga një rënie gjithnjë e më e dukshme.

Gjeneral, nga libri juaj i fundit më ka goditur shumë titulli: “L’Europa in guerra”. Ju keni kurajën ta thoni qartë, pavarësisht informacionit që tenton të maskohet çdo ditë me fluturime pindarike, nganjëherë surrealë. Me dërgimin e armëve Ukrainës, Bashkimi Europian (dhe për pasojë Italia) ka zgjedhur një status ndërluftuesi aktiv?

Statusi i bashkëndërluftimit europian nuk qëndron vetëm në dërgimin e armëve dhe nuk qëndron në kohën e konfliktit aktiv. Lufta ukrainase ka nisur në Donbas me formulën e luftës kundër terrorizmit rusishtfolës. Në këtë luftë të luftuar me armët e represionit të brendshëm, të luftës civile, të masakrave të njerëzve të pafajshëm Europa është rreshtuar me qeverinë ukrainase qysh nga fillimi dhe shumë më parë sesa të fillonte. Europa ka menduar se ishte “vetëm” një çështje e brendshme dhe megjithatë ka vendosur sanksione, furnizuar armë, ripajisur dhe ristrukturuar ushtrinë ukrainase të shkatërruar nga autonomistët në vitin 2015. Ka ushtruar aktivisht indiferencën për popullsitë e goditura dhe mbështetur një regjim ukrainas të krijuar nga ata që deri një ditë më parë i konsideronte si neonazistë të rrezikshëm. Ka aktivizuar të gjitha kanalet e luftës psikologjike dhe të luftës kibernetike. Ka vendosur censurën e luftës ndaj popullsive europiane dhe ka ushqer milicitë e mercenarëve dhe “vullnetarëve” ndërkombëtarë. Përballë këtyre aksioneve të luftës dërgimi i armëve është thuajse i parëndësishëm edhe pse përfaqson pjesën më të madhe të kontributit perëndimor.

Në një pasazh shumë të rëndësishëm të librit tuaj, ju shkruani “vulgata e modës është gjithmonë e njëjta: Perëndimi lufton për të mirën e për demokracinë kundër së keqes e autokracisë, për lirinë, të drejtat e njeriut dhe për prosperitetin kundër diktaturs, abuzimeve dhe varfërisë. Lufton sepse është e drejtë që të jetë kështu: sepse ekziston një fat i manifestuar dhe një popull i zgjedhur, një hegjemon dhe shumë vasalë”. Nuk besoni se konflikti në Ukrainë i ka dhënë Perëndimit mesazhin e qartë se pjesa tjetër e botës nuk e pranon më këtë dikotomi të vetëshpallur?

Shumë e vërtetë, por ky Perëndim duket se nuk e ka kuptuar akoma. Rezoluta e parë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e vitit 2022 lidhur me dënimin e luftës pa abstenimin e ¾ të botës dhe u paraqit si një fitore e së Mirës kundër së Keqes. Qysh atëhere Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e kan ushqyer luftën në Ukrainë dhe kërkuar të bindin të paktën njërin prej vendeve të tilla që ta rishikojë pozicionin e tij. Edhe rezoluta e dytë në largësinë e një viti është paraqitur si një fitore korale, realisht nuk ka konfirmuar vetëm të parën, por e ka forcuar më tej frontin e abstenuesve duke shënuar falimentimin e presioneve, premtimeve, bërjes së qejfit dhe kërcënimeve të ushtruar nga i ashtuquajturi Perëndim ndaj pjesës tjetër të botës.

Mbi origjinën e konfliktit në vitin 2014 nuk është rasti për t’u kthyer. E keni nxjerrë në mënyrë brilante në dritë në më shumë raste edhe në shkrimet e tua. Në artikullin e fundit ravijëzoni 5 parime dhe 10 plane veprimi për ta “rindezur shpresën” me premtimin që vetë një hap i parë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara mund ta çbllokojë situatën. Do vërtet administrata aktuale amerikane ndonjë gjë për ta rindezur këtë shpresë?

Ndershmërisht, jo, por ka kushte që e tejkalojnë edhe vullnetin e qeveritarëve. Nuk i referohem vullnetit popullor me të cilin mbushin gojën të ashtuquajturit kampionë të demokracisë që e drejtojnë ku të duan me sondazhet e pilotuara dhe “synimet e votës”. I referohem parasëgjithash efekteve të luftës mbi vetë interesat e tyre. Shtetet e Bashkuara i kanë bindur lehtësisht aleatët dhe europianët se lufta do të zgjaste pak dhe se ajo ekonomike do ta paloste mirë Rusinë. Kështu nuk ka ndodhur dhe presidenti Biden nuk është më i sigurtë se mund të luajë kartën e fitores dhe depotencimit rus brenda vitit. Mbetet karta e biznesit të madh të rindërtimit që efektivisht mund t’i japë një dorë ekonomisë amerikane dhe europiane në vështirësi të qartë, por edhe kjo nuk përkon me horizontin elektoral të Biden dhe të kolapsit ekonomik euroatlantik. Paradoksalisht aferat e rindërtimit dhe ajo e riarmatimit europian mund të shtyjnë që të pezullohen operacionet në Ukrainë për kohën e nevojshme të fillimit të rindërtimit dhe riarmatimit për t’u kthyer më pas të shkatërrojë. Është një cikël diabolik, por nëse reflektojmë mirë është tashmë në zhvillim në të gjithë botën në shkallë shekullare. Lufta aktuale në Europë mund ta ketë shkurtuar, por jo ndërprerë.

Nga parimet që ju listonit në veçanti besoj se është qendra e vërtetë e çështjes në periudhë afatmesme. “Zgjidhja e konfliktit duhet të mundësojë të vendoset një aset i ri sigurie në Europë që mbështetet ekskluzivisht mbi kërcënimet e armatosura dhe që tenton në heqjen e të gjitha shkaqet e pretekstet e konflikteve territoriale”. Pa një projekt siguri që të përfshijë kërkesat ruse në një kuadër të përgjithshëm kontinenti ynë është i destinuar me dekada destabilizimi?

Patjetër, ky është skenari më i mundur dhe i preferuar nga Perëndimi. Për Shtetet e Bashkuara lufta permanente në Europë me një apo më shumë shtete që ofrohen vullnetarë për ta ushqyer me kohë të papërcaktuar ka avantazhin e dyfishtë të mbajë të impenjuar europianët kundër Rusisë dhe ta largojë nga aksi me Pekinin, por siç e kam shkruar në libër, “vulletarët” për luftën e pafundme fillojnë të mungojnë, duke filluar nga ata për t’u dërguar në front.

Në fushën e betejës për momentin bërthama e operacioneve është qyteti Bakmut që Ukraina ka vendosur ta mbrojë me kushtin e dëmeve të mëdha në termat e jetëve njerëzore. Është kaq i rëndësishëm strategjikisht? Çfarë do t’u mundësonte rusëve pushtimi i tij?

Thuajse asgjë. Bakmuti është një simbol i të gjithë Donbasit, siç ishte Mariupoli, që është shkatërruar, pushtuar dhe tani rindërtohet nga rusët pavarësisht konfliktit. Në terma ekonomikë, Bakmuti përfaqëson një prej qndrave të ndryshme të rëndësishme jo aq dhe jo vetëm për Rusinë dhe Ukrainën, por sidomos për pavarësinë dhe autonominë e republikave të vetëshpallura. Ja pse është shkatërruar rëndshëm. Republikat mbështeten nga rusët, por nuk është e thënë se duan të bëhen një basen shfrytëzimi siç qenë për Ukrainën apo Bashkimin Sovjetik. Pastaj është edhe aspekti ushtarak: në Bakmut po lufton grupi Wagner që ka armatime të lehëta, ndërsa ushtria ruse po përgatitet të avancojë dhe ndërkohë mitralon nga larg të gjithë Ukrainën. Gjenerali Dimër kësaj radhe është shmangur. Ngrica klasike dimërore që do të lejonte avancimin e tankeve në një terren të ashpër nuk është verifikuar dhe balta e Rasputinës është tashmë në punë. Tanket perëndimore me 70 tonelatat e tyre janë tashmë në krizë. Mjafton një ulje prej nja 20 centimetrash që t’i prekë barku tokën dhe penguar lëvizjen. Duhet të lëvizin nëpër rrugë dhe kjo i bën më të prekshëm. Tanket ruse mund të kenë shanse më të mëdha, por sa më shumë është e impenjuar Ukraina në Bakmut, aq më shumë kohë i jepet për përgatitjen e një sulmi. Nga njëra anë dhe nga tjetra.

Gjeneral, po asistojmë me ankth edhe në atë që ndodh në një vijë tjetër të kuqe për Moskën. A ekziston në Gjeorgji rreziku konkret i japjes së një fronti të dytë?

Është ajo që duan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët. Është një kurth, por edhe në këtë rast Rusia mund të jetë e shtyrë të futet brenda. Probabiliteti, që në Gjeorgji dhe në Transnistri Perëndimi po bllofon dhe që në aktin praktik Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhynin, siç ka ndodhur në të kaluarën, është shumë joshës. Edhe sikur të ishte një bllof për Rusinë do të mbetej gjithmënë opsioni i konfliktit direkt me NATO, që në kundërshtim nga sa mendojnë strategët e saj, nuk mund të kufizohet në përplasjen “konvencionale”.

Gjeneral, sot është kthyer në modë shprehja “rend i ri botëror”. Të paangazhuarit mund të kthehen dhe të kenë në krizat aktuale një rol të krahasueshëm me kohën e Konferencës së Bandungut të vitit 1955? Cilat blloqe të tjera mund të projektohen si aleanca alternative dhe si fuqi paqeje e negociuese në krizat?

Nuk besoj se të ripropozohet një lëvizje e të paangazhuarve si ajo e Bandungut, që megjithatë kontribuoi në mënyrë indirekte në ekuilibrin e blloqeve të kundërvëna. Jo vetëm prej diferencave politike të shteteve të ndryshme të “paangazhuara”, por sepse faktikisht nuk ka nevojë për një strukturë dhe as të një ideologjie për të abstenuar. Ashtu si nuk ka nevojë për traktate, aleanca dhe kufizime relative për të shprehur mosdarkodësinë e tyre. kjo është ende qasja e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, nga NATO dhe nga Bashkimi Europian, bile është e “vjetër”. Rendi i ri botëror nuk do të vendoset as në New York, Uashington apo Bruksel. Rusia, Kina, India, Brazili, Argjentina, Afrika e Jugut, vendet arabe dhe disa dhjetëra vende që përfaqësojnë ¾ e botës në termat e popullsisë dhe rreth 90% të resurseve ekonomike janë tashmë një realitet që nuk përkon me idenë e blloqeve. Nuk është as edhe një sinjal kaosi pasi mund të ofrojnë alternativa të pavarura nga diktati i krerëve. I ashtuquajturi rend i ri është vetëm vetëdijësimi i këtij realiteti.

Paqëtimi në zhvillim në Lindjen e Mesme, frut i tërheqjes amerikane dhe i rolit diplomatik kinez, ka parë një kalim kyç me marrëveshjen e Iranit dhe Arabisë Saudite të rifillojnë marrëdhëniet diplomatike. Çfarë tip reperkusionesh mund të ketë e gjitha kjo mbi konfliktin në Europë?

Kam dyshimet e mia mbi faktin nëse bëhet fjalë për paqëtim, tërheqje të dikujt dhe rolit diplomatik të dikujt tjetër. Pavarësisht presioneve të jashtme, marrëveshja demonstron se palët në çështje kanë pranuar pasaktësinë e pozicioneve respektive ideologjike dhe kanë dashur t’i lënë menjanë përballë interesave të tyre. është edhe demonstrimi që marrëveshjet dhe rreshtimet politike lineare e simetrike nuk përfaqësojnë më realitetin dhe nuk “vulosin” më asgjë. Është demonstrimi se me këtë logjikë mundësitë  e bashkëpunimit zgjerohen respektivisht me ato të konfliktit të përhershëm që përgatitet prej një shekulli.

(nga AntiDiplomatico)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Dy zemra në një sigurim! Dhurata origjinale për Shën Valentin

Për këtë Shën Valentin, Sigal sjell një ofertë të veçantë për dashurinë tuaj: Bli një …

Leave a Reply