Një tjetër kandidat tërhiqet pas reflektimit, Alibasha mbetet me 10 kadidatë në të gjithë vendin

Një tjetër kandidat i grupimit ‘Basha-Alibeaj’, Sabah Sheta është tërhequr nga gara zgjedhore e 14 majit në Bashkinë e Krujës.

Sabah Sheta është kandidati i gjashtë që tërhiqet nga zgjedhjet lokale, pas kandidatit të Lezhës, Kurbinit, Librazhd, Vorë dhe Korçë.

‘Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021.

Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës!’, shkruan Sheta në rrjetet sociale.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply