Gjykata rrëzon Alibeajn

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka rrëzuar ankimimin e bërë nga Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i Komanduar Enkelejd Alibeaj, teksa kërkoi shfuqizimin e vendimit të KQZ e cila ka regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, Koalicionin “Bashkë Fitojmë”, pa PD-në e Berishës.

“Me Vendimin Nr. 6, datë 30.03.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,

VENDOSI:

Rrëzimin e padisë.
Shpenzimet gjyqësore janë në ngarkim të palëve siҫ janë kryer.
Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim”, thekson Gjykata.

NJOFTIM PËR MEDIA

Sot, më datë 30.03.2023, ora 15:30, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

Sokol Ibi (Relator);
Manjola Xhaxho (Anëtare);
Edlira Petri (Anëtare);
Esmeralda Xhili (Anëtare);
Alma Kolgjoka (Anëtare);

në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.7 Regj.Themeltar, Datë 27.03.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar në seancë nga Indrit Sefa.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

PERSON I TRETË: Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përfaqësuar në seancë nga Altin Kaziaj dhe Franci Nuri.

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr.32, datë 21.03.2023 të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 37, datë 21.03.2023 të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Shfuqizimi i vendimit nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, (BF) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Plotësimin e të metave nga ana e kërkuesit Partia e Lirisë duke ndryshuar Marrëveshjen e Koalicionit duke hequr Partinë Demokratike e Shqipërisë nga referimi në këtë dokument.

BAZA LIGJORE: Nenet 21, 64, 65 dhe 66, 124, 124/1, 145 e në vazhdim të Kodit Zgjedhor; Nenet 1 dhe 2 të Udhëzimit nr.01, datë 23.12.2020 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit”.

Për dijeni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr.178, datë 18.03.2023, objekt i padisë së mësipërme, ka vendosur:

“1. Regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” (PL – PDK – PBDNJ) “BF”, si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 me parti pjesëtare të tij si më poshtë: a)”Partia e Lirisë” (PL); b) “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK); Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

me Vendimin Nr. 6, datë 30.03.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,

VENDOSI:

Rrëzimin e padisë.
Shpenzimet gjyqësore janë në ngarkim të palëve siҫ janë kryer.
Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.
U shpall në Tiranë më datë 30.03.2023.

Tiranë, më 30.03.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

About Redaksia

Check Also

Budina: Tubimi i djeshëm ia arriti qëllimit, duhet radikalizim në të gjitha format!

Regjisori Edmond Budina i ftuar në studion e News24 ka komentuar protestën e opozitës së …

Leave a Reply