Tek Astiri nuk ka as kopshte dhe as shkolla, Këlliçi del garant: Do të investojmë!

Kandidati i opozitës për kryetar Bashkie të Tiranës, Belind Këlliçi ka konstatuar problemin e madh të mbi 70 mijë banorëve të Tiranës që jetojnë në zonën e Astirit: mungesën e plotë të shërbimeve publike, të shkollave, kopshteve në veçanti.

“Me banorët e Astirit, të cilët kanë kaq shumë nevojë për shërbimet bazike, dhe mezi presin të vendosin me 14 maj për projektin që do të ofrojë transport publik falas dhe shumë masa të tjera që zbusin koston e lartë të jetesës. Bashkia e ka lënë këtë komunitet në harresë, dhe rreth 70 mijë qytetarë aty nuk kanë një kopësht, një shkollë të vetme. Unë angazhohem që do të ofroj zgjidhje, dhe taksat e qytetarëve do t’i shndërroj në investime e në të mira për njerëzit”, tha Këlliçi gjatë takimit që pati dje me banorët e Astirit.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama dha 29 mijë hektarë toka për mbjelljen e vendit me drogë para zgjedhjeve

PD ka bërë pubik sot një investigim të gazetarit Armand Maho ku me dokuemnte shtetërore …

Leave a Reply