Berisha: Nga Tropoja deri në Konispol, të gjithë kandidatët tanë janë kandidatë të lirisë

Kryetari i PD, Sali Berisha në prezantimin e kandidatit të PD për bashkinë e Dibrës tha se, nga Tropoja deri në Konispol, të gjithë kandidatët tanë janë kandidatë të lirisë. Ai tha se, Ismail Uka është një biri juaj, i cili mishëron në vetvete virtytet më të arrira të dibranëve, shpirtin e tij punëtor, ndeshmërinë, përkushtimin, atdhetarinë, dashurinë për Dibrën, dashurinë për ju.
“Ne mblidhemi sot për të paraqitur para jush kandidatin e opozitës shqiptare, koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Peshkopisë, zotin Ismail Uka.
Ismail Uka është një biri juaj, i cili mishëron në vetvete virtytet më të arrira të dibranëve, shpirtin e tij punëtor, ndeshmërinë, përkushtimin, atdhetarinë, dashurinë për Dibrën, dashurinë për ju.
Ismail Uka vjen sot para jush si kandidat i juaji, si kandidat i lirisë, si kandidat i votuar nga ju dhe jo nga kryetari i partisë, jo nga kryesia e partisë.
Ky është një ndryshim i madh. Por Ismail Uka, me Skënderin në garë u nda me një votë, megjithatë fakti që ai fitoi me një votë, nuk e zhvlerëson fitoren e tij, por u dëshmon ju se çdo votë e juaj kushton dhe ndonjëherë kushton tërë fitoren.
Pati një rezistencë ndaj primareve. Në zona të caktuara më kërkonin me çdo kusht që të hiqnim dorë prej tyre. Por kurrë nuk u tërhoqa për të qenë besnik ndaj jush.
Sot ne, nga Tropoja deri në Konispol, të gjithë kandidatët tanë janë kandidatë të lirisë, kandidatë të anëtarëve, mbështetësve të PD-së.
Kjo e bën Ismailin, e bën Defrimin, e bën Skënderin, Bedriun, të gjithë kandidatët tanë kudo që janë, dy herë më të përgjegjshëm para jush. Ju garantoj ju se ata do jenë shërbëtorët tuaj, se ata do punojnë së bashku me ju për një model të ri, për një ndryshim të madh që ka nevojë jetike Dibra, që ka nevojë jetike Shqipëria.
Se ata do përdorin me transparencë të plotë çdo qindarkë të taksave tuaja, të gjitha burimet që mund të sigurojnë për t’i kthyer në mbështetje të jetesës aty ku jeni.
Dibra ka potenciale të jashtëzakonshme, potenciale të mëdha. Por mbi të gjitha pasuria më përrallore janë dibranët, mendja e tyre, shpirti i tyre.
Unë kam besim se me 14 maj, ju do votoni ndryshimin, do votoni për Dibrën, do votoni për Shqipërinë”, u shpreh Berisha.

 

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply