Berisha: Po vriten njerëz të pafajshëm në rrugë, bandat kanë licencë vrasje nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, po vriten njerëz të pafajshëm në rrugë, bandat kanë licencë vrasje nga Edi Rama. Berisha tha se, pas 32 vitesh, përsëri ne jemi në monizëm, në kuptimin se të gjitha pushtetet i kontrollon një njeri.
“Ç’po ndodh me ne atëherë? Në qoftë se shtroni këtë pyetje edhe duhet ta shtroni, unë them se shkaku më madhor është monizmi. Monizmin e parë e përjetuam, shumë nga ne e kemi të freskët. Në monizmin e parë, në u katandisëm në njerëzit e tretë më të varfër të planetit dhe kur dolëm prej tij, ne ishim në kufijtë e ekzistencës.
Pas 32 vitesh, përsëri ne jemi në monizëm, në kuptimin se të gjitha pushtetet i kontrollon një njeri. Edi Rama kontrollon sot 10% më shumë se Ramiz Aliaj në 1991, pushtetet. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se për ju nuk ka të drejta, se për qytetarët shqiptarë nuk ekziston e drejta. Kjo do të thotë se për ju nuk ka gjykata që të ju garantojnë të drejtat. Kjo do të thotë se urdhri arbitrar bën ligjin në këtë vend. Kjo do të thotë pasiguri e plotë për ju, për shqiptarët.
Çdo javë dhe ndonjëherë çdo ditë vriten njerëz të pafajshëm në batare automatiku. Në qytete shëtisin të lirë skuadra pushkatimi, ekzekutimi që merren me qira nga bandat. Kreu i ekzekutivit deklaron se; rendi është sot më i sigurtë se kurrë, në një kohë kur sot, vriten si kurrë ndonjëherë më parë. Në një kohë kur sot për herë të parë, bandat nga Edi Rama kanë licencë vrasje.
Po cila është licenca e vrasjes. Po, nëqoftëse kryeministri u thotë banditëve; hani kokën e njëri-tjetrit, atëherë policia nuk ekziston. Sepse policia është pikërisht që ata të mos i hanë kokën njëri-tjetrit, por të paraqiten para ligjit, të shkojnë para drejtësisë, të shkojnë në burg, por jo të vrasin njëri-tjetrin. Ne jemi vend që nuk kemi dënim me vdekje, se vrasin njëri tjetrin dhe vrasin të pafajshëm e kështu me radhë dhe rendi nuk ekziston.
A do të vazhdojmë ne me këtë pasiguri ekstreme për qytetarët dhe vetëm për pushtetarët ka. Me këtë mungesë totale të të drejtave.
Monizmi ua thashë dhe njëherë, është pushteti i një njeri.
Në mbarë Shqipërinë sot vjedhja është bërë universale, e përgjithshme. Para disa kohësh unë pashë një fotografi ku ish-kryebashkiaku Lefter Alla, kishte shtruar një rrugë në një mënyrë origjinale që nuk kisha parë kurrë. Pllaka betoni, sigurisht që ajo ishte një çudi, por ju garantoj se Lefteri në krahasim me Edi Ramën, Belinda Ballukun, Arben Ahmetin, Erjon Veliajn, është thjeshtë një hajdut xhepi. Po, po ju them unë ju.
Po more zotëri, sepse ata vjedhin me dhjetëra dhe qindra milionë. Sepse ky monizëm po i përzë shqiptarët nga Shqipëria. Se në çdo votër po troket varfëria, se në çdo votër po troket skamja dhe dëshpërimi që sjellin ato”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …

Leave a Reply