Deputeti Koreshi tregon ndarjen tjetër: Alibeaj ka vetëm 3 deputetë

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka folur mbrëmjen e djeshme për zhvillimet brenda kësaj force politike dhe për karrierën e tij në politikë.

Teksa u pyet në “Zonë e Lirë” se kush ia dha idenë për të kandiduar deputet, ai tha se e mbështetën “çunat e Lushnjës”, pra të rinjtë e PD-së.

Pjesë nga biseda:

Çani: Kush ta dha idenë për t’u bërë deputet?

Korreshi: Idenë ma dhanë cunat e Lushnjës. Unë kam patur qef Bashkinë e Lushnjës.

Çani: Pse nuk kandidove?

Korreshi: Sepse nuk është një situatë e mirë këto kohë. Mua më ka thirrur Bardhi.

Çani: Je me Bardhin apo me Alibashën?

Korreshi: Me Gaz Bardhin.

Çani: Hendeku mes Bardhit dhe Alibeajt?

Korreshi: Është reale ndarja.Jemi shumë deputetë që mendojmë ndryshe nga Alibeaj. Bardhi ka bërë denoncime pafund. Mendoj se jemi 25 deputetë me Alibeajn, nga këta 22 janë me Gaz Bardhin. Bardhi ka dhënë disa zgjedhje optimale.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply