Qeveria italiane ndalon tregtimin e mishit të laboratorit, e majta reagon ashpër

Politika italiane është trazuar pas vendimit të qeverisë Meloni për të ndaluar mishin e laboratorit, por edhe të gjitha të ashtuquajturat “ushqime sintetike” me qëllim mbrojtjen e kuzhinës tradicionale italiane, si dhe të shëndetit publik.

Siç e bëri të qartë Ministria italiane e Bujqësisë, prioritet është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve italianë, por edhe sigurimi i kuzhinës italiane cilësore.

“Ne besojmë se produktet e prodhuara në laborator nuk garantojnë cilësi, nuk garantojnë shëndetin. Gjithashtu duhet të themi me krenari se nuk garantojnë mbrojtjen e kulturës dhe traditës sonë. Dhe kjo sepse pjesë të shoqërisë dhe prodhimit tonë janë të lidhura pazgjidhshmërisht me ushqimin dhe prodhimin bujqësor”, tha ministri italian Francesco Lollobrigida, duke theksuar rëndësinë e ushqimit tradicional italian.

Dhe lobet bujqësore e mirëpritën iniciativën.

Fermerët po mbështesin ndalimin e mishit të rritur në laborator dhe “ushqimit sintetik”, sipas të cilit shkelësit mund të gjobiten deri në 60,000 euro.

Por mbështetësit e zjarrtë të ushqimeve sintetike argumentojnë se, duke u zhvilluar në laborator, është e mirë për mjedisin. Ushqimet sintetike, siç thonë ata, bëhen nga qelizat shtazore pa pasur nevojë të vrasin kafshët.

“Coldiretti” (sindikata më e madhe bujqësore në Itali) dhe organizata e lobe të tjera, organizuan një fushatë për të mbrojtur “ushqimin natyral kundër sintetikës”, duke arritur të mbledhin në muajt e fundit gjysmë milioni nënshkrime, përfshirë kryeministren Meloni.

Megjithatë, opozita italiane, por edhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve, shprehën pakënaqësinë e tyre të fortë për vendimin e qeverisë, duke thënë se ajo “po kryen një krim të ri”.

Siç raporton gazeta britanike Guardian, Riçardo Maggi, kreu i partisë së majtë “Più Europa”, hapi zjarr ndaj udhëheqjes italiane duke thënë: “Ministrat e qeverisë Meloni preferojnë të vazhdojnë ndalimin e ushqimit laboratorik në vend që të bëjnë një hetim dhe zhvillimin e një teknologjie të re që mund të na lejojë të vrasim më pak kafshë.”

Për organizatat për mbrojtjen e kafshëve, mishi i rritur në laborator do të ofronte një zgjidhje të qëndrueshme për probleme të ndryshme, si mbrojtja e mjedisit nga emetimet e dioksidit të karbonit dhe sigurimi i shëndetit publik.

Për Organizatën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve (Oipa), mishi i rritur në laborator, megjithëse rrjedh nga qelizat e kafshëve, është një “alternativë etike” që nuk përfshin therjen e kafshëve, nuk dëmton mirëqenien e tyre, as qëndrueshmërinë mjedisore dhe sigurinë ushqimore.

Vlen të theksohet se në nëntor të vitit të kaluar Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi për herë të parë tregtimin e një produkti të mishit të pulës, i cili është zhvilluar me metoda laboratorike me lëndë të parë nga qelizat shtazore dhe është i destinuar për konsum njerëzor.

Deri më tani, vetëm Singapori ka miratuar prodhimin e mishit në laboratorë dhe konsumimin nga qytetarët.

Projektligji i propozuar, i cili u miratua dje nga ministrat italianë, vjen pas një sërë dekretesh të qeverisë që ndalojnë përdorimin e miellit nga insektet – si kriketat dhe karkalecat – për të bërë pica ose makarona.

Ministrat përmendin dietën e famshme mesdhetare si motivimin e të dyja këtyre nismave.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply