Maskat terror në Tiranë, grabisin një servis nën kërcënimin e armëve

Një grabitje nën kërcënimin e armëve ka ndodhur në zonën e Bathores, në Tiranë. Autorët mësohet se kanë qenë të armatosur me armë zjarri kallashnikov.

Sipasburimeve të policisë, pre e grabitësve ka rënë një servis automjetesh. Grabitësit me maska kanë kërcnëuar me armë punonjësit dhe kanë marrë një shumë parash.

Burimet bëjnë me dije se, autorët kanë qenë me një mjet “Smart” dhe kanë ikur në drejtim të Durrësit.

Policia tha se ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranes dhe në disa zona të tjera.

About Redaksia

Check Also

E Ngarkuara me Punë e SHBA në SPAK: Fokusi i Administratës Trump, lufta ndaj karteleve dhe organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur sot në SPAK për të …

Leave a Reply