Qendra Evropiane për Lirinë e Medias e tronditur nga kërcënimet e Veliajt ndaj medias

Organizatat ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut kanë reaguar ashpër ndaj kryebashkakut të Tiranës Erion Veliaj pas deklaratave demaskuese për personat që sipas tij fshihen pas 2 mediave satirike “Lolita” dhe “Jeto Osh Qef”.

Organizatat kritikojnë sjelljen e drejtuesit të bashkisë që siç theksojnë ato vë në rrezik sigurinë fizike të këtyre individëve.

Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit deklaroi se ishte e tronditur nga ngjarja. “Veliaj duhet të kërkojë ndjesë menjëherë dhe të sigurohet se identitetet e individëve privatë të mbrohen siç duhet,” deklaroi ajo.

Organizatat besojnë se pretendimet e kryebashkiakut për gjoba duken të pabazuara dhe se shënjestrimi i administratorëve të këtyre dy faqeve prej tij është i pajustifikuar dhe mënyra se si Veliaj i ka shënjuar ata, përbën shqetësim për dhunim të lirisë së shprehjes.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply