Video/ Berisha përkujton 14-vjetorin e Shqipërisë në NATO: Ditë historike!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka përkujtuar sot 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe ka shprehur nderimin më të thellë për mbështetjen që dha SHBA dhe veçanërisht, presidenti amerikan George W. Bush në atë kohë për këtë qëllim. Ai ka publikuar edhe pamjet e asaj dite, kur si kryeministër i Shqipërisë, ulur në krah të liderëve të vendeve anëtare, mbajti një fjalim që po ashtu mbeti në histori për shprehjen e famshme “This is a miracle of Freedom!” (Kjo është mrekullia e lirisë)!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Sot ditë historike, 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, aleancën politike dhe ushtarake më të fuqishme të kohërave.

Ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanëshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kjo ëndërr u bë realitet për shqiptarët me mbështetjen e fuqishme të presidentit të SHBA, mikut të madh të kombit tonë George W. Bush dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Sot NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë.

Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare! #sb 

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply