Çështja e inceneratorëve nuk është hetuar thuajse fare

Nga Ylli MANJANI

SPAK kishte dhe ka detyrë të nxirrte në sipërfaqe atë të padukshmen, sepse aty është e vërteta e kësaj çështjeje.

Me variantin tradicional, kap e fut në burg njerëz për presion dhe sajo akuza që të kënaqet populli dhe trashet në pushtet politika, nuk del e vërteta. Përkundrazi ajo varroset.

Intervista e Italianit tek Piranjat është provë flagrante që e vërteta është e nëndheshmja e jo ajo që serviret në SPAK dhe nga SPAK.

Meqë ra fjala, përse Erion Veliaj nuk është në paraburgim si gjithë të tjerët?!

Jo detyrimisht për drejtësi, por për barazi para ligjit, me kaq sa i janë zbuluar Erionit duhet të ishte në burg.

Ata që janë në burg dhe/ose nën akuzë zyrtare për këtë çështje janë për thashetheme e aludime…

Për Erionin, krahas shkresës së firmosur, del edhe një dëshmitar që na tregon një aferë ku ai është prezent.

****

Por më interesantja e Italianit ishte lidhja e Erionit me Ali Aliabadin e Iranit..!

Me një Aliabad atje e një Alibashë këtu do të rruajë dhe zgjedhjet…!

Po ai muhabeti i hackerave të Iranit, qënka loja?!

Kush ishte “kundërofensiva” që i bëri Ai hackerave?! Dergimi i Erionit të Tiranës për të blerë vjetërsirën në Rumani me paret e Aliut të Teheranit?

Uau, uau, uau…!

Siç kemi thënë jo pak herë, problemet tona nuk na vijnë nga Teherani as nga Irani, por thjesht nga Tirana dhe Tirani.

*****

Në fakt ato “hackerat” nuk kanë nxjerrë asgjë interesante nga këto të botës së padukshme. Vetëm emaile zyrtarësh se ku prenotojnë pushimet.

Të gjitha të dhënat serioze i ka nxjerrë qeveria e patronazhistëve.

About Redaksia

Check Also

1200 kryevepra në një muaj! Çfarë do më tepër ky popull?

Nga Lutfi DERVISHI Në një përpjekje të pafundme për të qëndruar në kontakt me qytetarët, qeveria …

Leave a Reply