Berisha nga Shkodra: Në breshëritë e partisë terroriste, ranë për t’u bërë të pavdekshëm martirët e 2 prillit

Kryetari i PD, sali Berisha ka përkujtuar sot në Shkodër 2 prillin e 32 vjetorin e masakrës së fundit të diktaturës.
“Së pari, unë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për familjarët e të rënëve që janë sot midis nesh në këtë 32 vjetor të martirizimit të bijve të tyre. Sot në zemrat tona, në mendjen tonë, bijtë tuaj dhe të Shkodrës, në zemrat e mbarë qytetarëve të Shkodrës dhe njerëzve liridashës kudo, ata janë dhe mbeten më të gjallë se kurrë.
Ne përulemi sot me nderimin më të madh para sakrificës së tyre. Para sakrificës së Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës. Të rinj të cilët, 32 vite më parë mbushën këtë shesh për të protestuar paqësisht për votën e lirë.
Për të protestuar kundër një diktature, e cila në një akt barbar zgjodhi kremtojë votën e rrëmbyer, zgjedhjet e rrëmbyera, me një masakër që Shkodra nuk e kishte parë në histori. Në breshëritë e falangave terroriste, të partisë terroriste, ranë për t’u bërë të pavdekshëm martirët e 2 prillit”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama s’mund të fitojë kurrë ndryshe, por vetëm duke burgosur kundërshtarët e tij politikë

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se Shqipëria është një vend pa drejtësi dhe me …

Leave a Reply