Berisha: SKAP-i, seksion i PS, e konfirmoi Dumani dy ditë më parë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzar sërish SPAKU-n duke u shprehur se është seksion i PS. Berisha deklaroi gjatë një conference për shtyp se, Skapi është një mburojë e padepërtueshme e korrupsionit, vjedhjeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë.

“Jam sot para jush për t’ju deklaruar shqiptarëve se SKAP-i është një institucion kryekëput seksion i PS. Një mburojë e padepërtueshme e korrupsionit, vjedhjeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë. Të organizatës kriminale që organizohet nga Edi Rama.

Nuk kam patur asnjë, ua kam deklaruar shqiptarëve këtë në mënyrat më të përsëritura, natyrisht bazuar në fakte, në qendrime të pakundërshtueshme të këtij institucioni.

Por, këtë e konfirmoj në mënyrë përfundimtare. Deklarata e kreut të SKAP-it, Altin Dumani për 2 nga çështjet më tronditëse, më themelore të korrupsionit në Shqipëri, për problemin e Inceneratorëve dhe problemin e Uotërgejtin e shekullit të 21-të, problemin Rama-McGonigal.
Lidhur me problemin e Inceneratorëve, tragji-komedia e kësaj afere është e pakufijshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …

Leave a Reply