“Transport publik falas për 200 mijë qytetarë”: Këlliçi kthen vëmendjen tek ish-komunat e braktisura

Fshati do të jetë në vëmendjen e Belind Këlliçit. Nga Baldushku, para fermerëve të kësaj zone, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, prezantoi planin për të ndihmuar zhvillimin e zonave rurale, dhe për ta zbutur koston e lartë të jetesës, me një program konkret.

Sipas Këlliçit, Bashkia e Tiranës do të krijojë një skemë financiare për mbështetjen direkte të fermerëve që do të investojnë në bujqësi.

“7 milionë euro të buxhetit tonë do të shkojnë çdo vit për financimin e skemave mbështetëse në bujqësi e blegtori, 7 milionë. 3 milionë për të mbështetur huamarrjen e fermerëve. 2 milionë euro do të shkojnë për produktet e prodhuara në Tiranë, për prodhuesit dhe tregtarët e tyre. 1 milionë euro si mbështetje për çertifikimin organik dhe bio të produkteve bujqësore”.

Skema do të përfshijë jo vetëm subvencione financiare, por edhe krijimin e kushteve për shitjen e prodhimeve bujqësore. Belind Këlliçi në angazhimin e tij për të ndihmuar banorët e ish-komunave të lënë në harresë, deklaroi gjithashtu ndërtimin e të paktën 15 tregjeve me kushte moderne për shitjen e prodhimeve të fermerëve për qytetarët e Tiranës.

“Ngritjen e të paktën 15 tregjeve të gjelbërta në Tiranë, sipas standardeve më të mira të sigurisë ushqimore me ujë të rrjedhshëm dhe mjete ftohëse ku do të tregtohen produktet agroushqimore. Zero taksa bashkiake për të gjithë fermerët që do të shesin produktet “Made in Tirana” që do të shesin produktet e tyre në tregjet e gjelbërta në Tiranë. Mbështetja tjetër direkte për fermerët është: fermerët që do të certifikojnë organikisht produktet e tyre do të mbulohen shpenzimet në masën 50% dhe për fermerët që do të marrin hua në bankë për investime në agrikulturë apo agro turizëm, për investime në infrastrukturë, për kredi deri në 30 mijë euro, kredia do jetë me interes zero, sepse do ta përballojë një fond i posaçëm që do të vendoset nga bashkia e Tiranës”-tha Këlliçi.

Për realizimin e kësaj skeme, paratë do të gjenden nga buxheti i bashkisë, ndërsa theksoi se kostoja totale shkon rreth 5% të buxhetit.

“Pra me 4-5% ti zgjidh problemin dhe ia lehtëson jetën gjithë fermerit të Tiranës. 140 fshatrave dhe një sipërfaqe me popullsi sa 30% e popullësisë totale. Unë mendoj se kjo është një paketë me këmbë në tokë” -tha Belind Këlliçi.

Ndërkohë, në një tjetër takim me banorët e Farkës, Belind Këlliçi përsëriti angazhimin e tij për transportin publik falas. Ai shpjegoi përsëri se si do të arrihet te ky sherbim për 200 mijë qytetarë të Tiranës që e përdorin këtë shërbim. Këlliçi u shpreh se për të lehtësuar xhepat e qytetarëve, mjafton vetëm 6.8% e buxhetit të bashkisë.

“Janë shqetësuar jashtë mase pse kam premtuar unë transport publik falas. 140 mijë bileta në ditë, 400 lekëshe në ditë, do të thotë 5600 mijë apo 56 milionë lekë të vjetra në ditë. Do të thotë 1.5 milionë euro në muaj, do të thotë 18 milionë euro në vit me ia subvencionu, jo me ja pagu, se ne jemi forcë e djathtë, por me ja pagu privatit biletën e qytetarit. Nuk më kushton asgjë si kryebashkiakë nesër që vetëm me 6.8% të buxhetit unë t`i përgjigjem me një shërbim modern dhe të domosdoshëm 200 mijë qytetarëve, 140 mijë qytetarëve që presin biletë çdo ditë” -tha Këlliçi.

Belind Këlliçi tregoi me detaje dhe përfitimet e transportit publik falas. Sipas tij, jo vetëm ana financiare, por nga ky shërbim do të ketë më pak trafik dhe ajër të ndotur në kryeqytet.

“Por kjo çfarë do të sjelli? Jo vetëm lehtësimin e xhepave të gjithë atyre që e përdorin këtë mjet, por do shfry trafikun në Tiranë, po do pastrojë ajrin, po do na shërbejë të gjithëve, sepse ata që e përdorin këtë mjet udhëtimi transporti nuk janë ata që kanë mundësi financiare. Janë të varfërit, të pamundurit, studentët, pensionistët, familjet në nevojë, u shërben të gjithëve. Dhe me pagu kaq pak për t`u shërbyer kaq shumë qytetarëve, është plotësisht e realizueshme” -tha Këlliçi.

Një tjetër problem, që Belind Këlliçi ngriti gjatë takimit me banorët e Farkës, ishte dhe uji i pishëm. Ai u shpreh se sot banorët e kryeqytetit e paguajnë tre herë ujin që përdorin në banesat e tyre.

“E paguan njëherë UKT për një shërbim që ti nuk e konsumon. Herën e dytë e paguan ujin edhe për të pirë edhe për të paguar, një pjesë e madhe e familjeve në kryeqytet, e bleni të gjithë ujin. Ata që janë në pallate paguajnë pompën për të sjellë ujin mbi katin e dytë se nuk vjen. Isha dje në Misto Mame, pallatet “Çabej” në Kombinat, janë dhe ata që marrin ujin me pus, dhe paguajnë UKT për një shërbim që nuk e marrin fare. Paguajnë ujësjellësin, është çmenduri. Janë në rrjet, paguajnë për një gjë që nuk marrin asnjë shërbim dhe nuk kanë ku ankohen” -tha Këlliçi.

Banorët e Farkës treguan vështirësitë që po hasin nga bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, ku duket se problem kryesor janë gjobat që u vihen nga punonjësit e bashkisë.

“15 herë më kanë ardhur, ma vunë gjobën 2 mijë euro. Pastaj e ulën 500 euro, pastaj 200 euro, por u thashë gjallë në botë nuk kam për t`u dhënë kokërr leku. Premtimet e Veliajt ne i dimë të gjithë sepse ne këtu jetojmë dhe nuk ka bërë asnjë çerdhe, asnjë kopësht, dhe asnjë gjë. Tani, në qoftë se ti do ta fitosh, dhe ta uroj me gjithë shpirt, që ta fitosh bashkinë e Tiranës, jo vetëm ne që jemi këtu, por e gjithë Tirana do ketë hajër nga ti. Ky popull ti vij gjynah, në 2023 ikin akoma me gomone. Për gjynah të Zotit. Por pse ikin? Janë të papunë, janë pa bukë! Nuk kam gjë tjetër vetëm të mobilizohemi të gjithë bashkarisht, që të arrijmë suksesin, të arrijmë fitoren, se nuk durohet më ky regjim monist më i egër se ai…!”, u shprehën disa qytetarë.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …

Leave a Reply