Berisha në Has: 14 maji është një ditë e madhe për t’u ndarë nga ky regjim hajnash!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të Miftar Dautit si kandidat i opozitës në bashkinë e Hasit tha se, “është e vërtetë që në 14 maj zgjedhim qeveritarët vendorë, por në 14 maj jemi në një mision të madh, një mision identik me atë që ishim në vitin 1992, për tu ndarë nga monizmi i dytë, regjimi më i keq që shqiptarët kanë njohur pas Enver Hoxhës në historinë e tyre.
Hasi dhe hasjanët e kanë të freskët dhe nuk e harrojnë kurrë vuajtjet, kalvarin e monizmit të parë që bazohej në doktrinën marksiste-leliniste, kasaphanën e luftës së klasave, hiperkolektivizmin e çmendur. Por monizmat nuk janë vetëm ideologjik. Historia e njerëzimit ka faktuar se monizmat janë katastrofat më të mëdha që kombet përjetojnë në historinë e tyre”, theksoi lideri demokrat.
Regjimi i Ramës është regjimi i një pushtimi të brendshëm”.

FJALA E PLOTË

Të dashur qytetare dhe qytetarë, hasjane dhe hasjanë, vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj. Mirënjohje time më të pakufishme, përshëndetjet më të përzemërta për këtë pritje të zjarrtë, entuziazëm të jashtëzakonshëm, për këtë mesazh, që ju i dërgoni Hasit dhe mbarë Shqipërisë, mesazhin e fitores së 14 majit, mesazhin e rivendosjes së pluralizmit dhe demokracisë, mesazhin e triumfit të vlerave, të popullit opozitar.

Dua të përshëndes me këtë rast, hasjanet dhe hasjanët kudo që janë në këtë territor, në Shqipëri, në mbarë botën, të shpreh mirënjohje të pakufishme për mbështetjen e jashtëzakonshme në 32 vite që ju i keni dhënë demokracisë shqiptare dhe Partisë Demokratike.

I dashur zoti Isuf Çela, drejtues politik i qarkut të Kukësit. I nderuar zoti Elez Maçi, kryetar i PD- së Has. I dashur zoti Miftar Dauti, kryetari ynë i ardhshëm i bashkisë Hasit, i dashur zoti Admir Sinamati, kryetar i ardhshëm i bashkisë Kukësit.

Të dashur miq!
Unë vij sot këtu për të paraqitur para jush, para hasjanëve dhe hasjanëve në Has dhe kudo që janë, kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Miftar Dautin, kandidatin e fitores, qytetarin e parë të Hasit, me krenari të veçantë, me bindjen më të thellë se në 32 vite kjo paraqitje është më dinjitozja sepse Miftar Dauti paraqitet sot para jush, si kandidati i vullnetit tuaj, i besimit tuaj dhe me këtë akt, me primaret ne u ndamë në mënyrë përfundimtare nga një formë e vjetër përfaqësimi. Ne rivendosëm formën më të drejtë të zgjedhjes dhe përfaqësimit, formën e vullnetit të lirë të qytetarëve, anëtarëve e simpatizantëve të PD.

Kudo që shkojmë, ne paraqesim kandidatët e lirisë, Miftari, Admiri dhe Besniku në Tropojë, kandidatet dhe kandidatët tanë janë nuset dhe dhëndurët e lirisë. Ne rivendosëm normat e lirisë brenda partisë tonë, ne do i rikthejmë te shqiptarët se ne besojmë se vetëm njeriu i lirë është i aftë, është i zoti të transformojë, ndryshojë, zhvillojë, të ecë përpara të ndërtojë të ardhme, ndaj dhe ne mbetemi të vendosur në linjën tonë.

Unë gjithashtu kam bindjen se me Miftar Dautin, ju zgjidhni dhe votoni njërin prej bijve tuaj që mishëron virtytet tuaja më të arrira, ndershmërinë tuaj ekzemplare, atdhetarinë tuaj më të flaktë, shpirtin tuaj punëtor. Jam i bindur se Miftar Dauti, besimin tuaj, votën tuaj do ta kthejë në shërbime ndaj jush, në projekte për zhvillimin e Krumës dhe të gjithë Hasit. Do ta kthejë në një vizion të qartë në mënyrë që të bëjë Hasin dhe Krumë, qytete dhe vende të mira për të jetuar, për të ndërtuar të ardhmen, ju dhe fëmijët tuaj.

Miqtë e mi!
I gjithë ky entuziazëm, i gjithë ky shpërthim i zjarrtë, optimizmi që ju e shifni në mbarë qytetet e vendit, në mbarë Shqipërinë, ka një arsye tjetër, shumë më të madhe se sa zgjedhjet lokale. Demokratet dhe demokratët, mbështetësit dhe simpatizantët e popullit opozitar e kanë të qartë se 14 maji, është një ditë që ndan historinë, është një ditë e një rëndësie historike për Hasin dhe Shqipërisë.
Është e vërtetë që në 14 maj zgjedhim qeveritarët vendorë, por në 14 maj jemi në një mision të madh, një mision identik me atë që ishim në vitin 1992, për t’u ndarë nga monizmi i dytë, regjimi më i keq që shqiptarët kanë njohur pas Enver Hoxhës në historinë e tyre.

Hasi dhe hasjanët e kanë të freskët dhe nuk e harrojnë kurrë vuajtjet, kalvarin e monizmit të parë që bazohej në doktrinën marksiste-leliniste, kasaphanën e luftës së klasave, hiperkolektivizmin e çmendur. Por monizmat nuk janë vetëm ideologjik. Historia e njerëzimit ka faktuar se monizmat janë katastrofat më të mëdha që kombet përjetojnë në historinë e tyre. Sot pas 32 vitesh, një njeri, një lloj si në vitin 1990, ka në dorë të gjitha pushtetet, ka në dorë çdo gjë në këtë vend. Kontrollon çdo pushtet. Për këtë njeri, kushtetuta nuk ekziston, ligjet nuk ekzistojnë, normat morale nuk ekzistojnë. Ky njeri sillet ndaj shqiptarëve, ndaj hasjanëve si një armik i egër i tyre, regjimi i tij është regjimi i një pushtimi të brendshëm.

Miqtë e mi!
Edhe njëherë, monizmat kanë baza të ndryshme. Kanë baza ideologjike, baza ekstremiste fetare, por historianët dhe studiuesit janë të gjithë dakord, se forma më e shëmtuar e monizmit është ai i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve. E ky është monizmi i Edi Ramës sot në Shqipëri.
Ky monizëm po shkreton Hasin dhe Shqipërinë, sa asnjë pushtim tjetër në tërë historinë e vendit. Ky monizëm, po largon shqiptarë nga Shqipëria, po pakëson këtë popull më shumë se çdo luftë tjetër, më shumë se lufta e parë botërore. Ky monizëm me të vërtetë është monizëm

gjenocidal, jo për propagandë, por sepse në konventën e OKB-së për gjenocidin, neni 3 i saj thotë; quhet gjenocid, krijimi i kushteve të kalkulueshme për të larguar njerëzit nga vendi i tyre.
A po krijon Edi Rama përditë kushte për tu larguar hasjanët dhe shqiptarët nga Shqipëria dhe nga Hasi, çdo ditë. A nuk ishte ky bastard, a nuk ishte ky paraardhës i bllokmenëve që dilte në ekran me hekura në dorë qytetarëve, se nuk kishin paguar faturat e dritave. A nuk ishte ky që arrestoi në 1 vit, për çështje civile, fatura dritash dhe ujë, 38 mijë qytetarë. A nuk ishte ky që futi buldozerët në dhjetëra mijëra ndërtime dhe biznese, duke i larguar nga Shqipëria a nuk është ky që dyfishoi taksat dhe përgjysmoi bizneset duke larguar njerëzit nga vendi. A nuk është ky që rriti taksat edhe para një javë të profesioneve të lira, vetëm e vetëm që të largohen nga Shqipëria.

A nuk është ky që rriti mesataren e hyrjes në universitet vetëm e vetëm që fëmijët e Hasit, Tropojës, Kukësit, të mbarë Shqipërisë rurale të mos futen dot në universitetet e vendit sepse nuk kapin mesataren. Në një fshat në Bubq, një demokrat që kishte 4 vjet që jeton në çadër se i ka prishë shtëpinë tërmeti, më thotë: Sali a i shikon ata të rinj në gomone, po i them Martin, ata thotë mbarojnë gjimnazin, Edi Rama ua mbyll dyert e universitetit me mesatare dhe shkojnë e kapin gomonet.

Analiza e tij ishte e kristaltë, rritja e mesatares është një akt genocidal, është të mbyllësh dyer e shkollave për të rinjtë. Nuk e bën askush, nuk e bën asnjë vend i pasur. E bën Edi Rama, sepse do ti zëvendësojë shqiptarët me bangladeshas, sepse thotë ata nuk votojnë, sepse ai ka frikë dhe tmerr nga vota juaj.
Ndaj dhe në 14 maj ne vërtetë votojmë për Miftar Dautin, por votojmë për pluralizmin, demokracinë, votojmë për të rivendosur pluralizmin në Shqipëri.
Miqtë e mi!
Sot kudo në të 4 anët e vendit, shumica e shqiptarëve përjetojnë një shtrëngicë të madhe ekonomike, përjetojnë në dëshpërim. 83% e tyre duhet të largohen nga Shqipëria, kjo sepse mezi e mbyllin muajin. Kjo sepse dasmat, ditëlindjet, nga ditë gëzimi u shndërrohen edhe në ditë dhimbje, për pamundësitë për ti festuar siç duhet.

Çfarë ndodh. Pse ndodhi kjo me ne. Ne nuk kemi qenë të pasur, kemi qenë të varfër. Ne në vitin 1992, për varfërinë ishim të tretët më të varfër në botë. 204 dollarë për frymë në vit kishim të ardhura. Sa ne ishin banorët e Angolës dhe Ugandës. Por me lumenj djerse, me reforma ne lëvizëm me shpejtësi dhe në vitin 2008, ne u ngjitëm në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe në vitin 2009, ne do të ishim qytetarët më të paguar të Ballkanit. Lamë mbrapa serbët, maqedonasit, rumunët e bullgarët që ishin anëtarë të BE-së, malazezë dhe boshnjakë.

Dhe do të ecnim, gjithnjë e më në ngjitje. Rrogat u dyfishuan, pensionet u dyfishuan. U ndërtuan mbi 11 mijë km rrugë, 1300 shkolla. Shqipëria erdhi në moshën digjitale, u shumëfishuan investimet e huaja, e të gjitha këto falë suksesit të reformave. Dhe më kryesorja, nga viti 2007 në vitin 2014, popullata në Has, Tropojë, në Kukës, në mbarë Shqipërinë rritej nga viti në vit. Prap nuk ishim të pasur, jo, por ajo varfëri që kishim ishte në pakësim dhe ne ishim në ngjitje dhe ngjitja ishte shpresë, ngjitja ishte optimizëm, ngjitja ishte energji.

Nga viti 2014 gjer në vitin 2023, çfarë ndodhi. U rrokullisëm dhe ramë përsëri të fundit për rroga e pensione në Ballkan. Sot qytetarët e Kosovës marrin 30-40 % rroga e pensione më të larta se në Shqipëri. Sot për shkak të rritjes së çmimeve, vetëm vitin e fundit, secili rrogëtar ka humbur një rrogë, secili pensionist ka humbur një pension e gjysmë. Edi Rama me cinizëm ekstrem u thotë pensionistëve që po ju jap një 5 mijë lekësh. Një turp, një tallje një përqeshje, ata ti gëzojnë, e bën në kohë të zgjedhjeve. Një njeri që nuk ka asnjë ligj, por atyre pensionistëve me bordet komuniste të çmimeve, me çmimin e djathit, sheqerit, orizit, miellit, me çmimet e ushqimeve, me rritjen e këtyre çmimeve u ka marrë një pension e gjysmë dhe tani i ngushëllon se po u jap 5 mijë lekë.

520 mln euro ka fituar vetëm me bordet. Çdo qeveri në Europë, paratë që erdhën nga rritja e çmimeve ua ka kthyer qytetarëve. Qeveria e Kosovës ua kthej pensionistëve, 100 euro pensionin, ua kthej rrogëtareve, 120 euro, ua kthej studentëve 100 euro. Sigurisht ata ishin paratë tuaja, i keni paguar ju në dyqane dhe i grumbulloi shtetit.

Çfarë bëri ky, ku i çoi paratë? Paratë ia dha klientelës për të vjedhur me të. 320 mln euro prokurori rrugët anësore të autostradës Lekaj-Fier, dhe kilometri i tyre 7.2 mln euro, në një kohë kur autostrada kryesore ka kushtuar gjithsej, 1-2 mln euro kilometri sipas segmentit. Rrugët anësore që në çdo ndërtim në botë, kanë një çmim 8-10 herë më të ulët se autostrada, në Shqipëri për Edi Ramën kushtuar 2.3 herë më shumë se autostrada.

Çfarë ndodh me paratë?
Paratë tuaja vidhen, vidhen nga mëngjesi deri në darkë. Para ka ta dini mirë këtë, sepse ju paguani taksa në çdo gotë uji, në çdo gjë që blini në dyqane, paguani taksa në çdo udhëtim që bëni, paguani taksa që të gjithë pa përjashtim. Jo, jo taksën më kryesore në Shqipëri e paguajnë qytetarët, është TVSH-ja taksa kryesore, është ajo që paguani ju në çdo blerje.

Çfarë bën ky me paratë. Me paratë ky vjedh 90% të fondeve publike, ky ndërton rrugën, ndërton 1 km autostradë me 24 mln dollarë, në një kohë kur autostrada në fushë në çdo vend të Europës, nuk ndërtohet kurrë më shumë se 2-3 milion dollarë. Po ku i çon ky 24, i vjedh, i ndan dhe i vjedh. Ju jetoni këtu buzë Drinit, buzë liqenit. Çfarë bëjnë këta me energjinë. Duhet ta dini se 2 vitet e fundit kanë shënuar një arritje historike për kombin, për ne. Prodhimi i energjisë falë HEC-eve të reja që u ndërtuan, kaskadës së Devollit, Fanit, Ashtës, etj., etj., sot këto HEC-e prodhojnë fiks 58-60 % të energjisë që prodhohet në Shqipëri.

Dy vitet e fundit janë prodhuar 9 miliardë kilovat orë në secilin vit. Shqipëria me gjithë konsumin e saj, konsumon gjithsej 7 miliardë. 2 miliardë teprojnë. 2 miliardë eksport, 2 miliardë

duhej të shndërroheshin në të mira për qytetarët shqiptarë, në shkolla, rrugë, investime. Jo absolutisht, vidhen në mënyrë të tmerrshme. Çfarë bëjnë si i vjedhin, i zbrazin digat verës. Kanë kompani seksere, të krijuara dhe energjinë që prodhojnë, që nuk ndodh kurrë, në kundërshtim me ligjin, energjinë që prodhojnë duke zbrazur digat verës, ua shesin sekserëve të tyre me 20- 30 euro. Ajo Ballukja me Edi Ramën, po, po.

Prisni. Këta sekserë që e blejnë energjinë me 20-30 euro, po këtë energji e shesin në bursë me 150-160-180 euro dhe i ndajnë paratë me Edi Ramën, me Ballukun me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale që quhet ‘qeveri e Edi Ramës’. këto janë vjedhjet, ja ku shkojnë paratë tuaja.
5 miliardë euro ka marrë borxh Edi Rama, me 5 miliardë euro mund të rriteshin rrogat e Shqipërisë 6 herë, rroga e pensione mund të rriteshin 3 herë. Ku janë, që të gjitha të vjedhura dhe të shpërdoruara në të ashtuquajtura punë publike.

Kreu i bashkisë Tiranë, u thotë qytetarëve të Tiranës se ka mbjellë 1 mln pemë. E kuptoni miq, të mbjellësh 1 mln pemë do të thotë të krijosh një pyll 6 mijë hektarë minimumi, se normalisht 9 mijë hektarë. Po çfarë e shtyn, të thotë se ka mbjellë 1 mln. Se po vjedh paratë e 1 milionë fidanëve. Ai deklaron 1 mln pemë sepse ua shet qytetarëve shqiptarë, 10 mijë fidanë për 1 milionë dhe paratë e 990 mijë fidanëve i fut në xhep. Këta janë të paskrupullt nuk kanë asnjë cipë asnjë mora.

Në 14 maj pra ne votojmë për tu ndarë nga një regjim që po vjedh gjer në palcë shqiptarët, që po i varfëron dhe i mjeron ata. Edi Rama dhe këta ministra dhe qeveritarë, i urrejnë shqiptarët, i urrejnë qytetarët shqiptarë, ndaj dhe vjedhin. Këta kanë atë raport me qytetarin, atë raport që ka hajduti që të hy në shtëpi dhe të vjedh fshehtas dhe nëse e dikton është gati të të vrasë. Të tillë janë këta.
14 maji është një ditë e madhe për t’u ndarë nga ky regjim hajnash.

Fermerët e Kukësit, fermerët shqiptarë, kanë përballë një qeveri armike, një regjim armik, në mënyrë absolute. Po pse e them këtë. Cilido që e njeh sistemin e taksimit në bujqësi dhe e sheh se këta kanë vendosur TVSH në shitje dhe zero në blerje, kanë goditur me këtë të gjithë prodhuesit shqiptarë. Nuk ka një vend në botë me një sistem të tillë taksimi. Ligji i kësaj takse 20% është i njëjtë në shitje dhe blerje.
Fermerët shqiptarë janë fermerët më të përbuzur. Jo që nuk kanë investime në infrastrukturë në asgjë, por nuk marrin 1/10 e subvencioneve që marrin fermerët përreth. Çdo fermer në Kosovë merr për 1 hektarë grurë, 400 euro, për hektarë patate ose fasule, 700 euro, për 1 hektar sera 1 mijë euro, merr për çdo lopë, 90 euro, merr për çdo bletë, dele, dhi, derr 25 euro. Kurse këtu për të marrë disa thërrime duhet të kesh 100 dele, 100 dhi, duhet të kesh 10 lopë dhe në këtë mënyrë, shkoni ju edhe këtu e kudo, blegtoria po zhduket.

Nga viti 2013 e deri më sot, Shqipëria ka më pak 644 mijë krerë të imta dhe gjedhësh të trasha. Një shkatërrim masiv, sepse dengu i barit shkon shumë më tepër se kilja e qumështit dhe hap kufirin për prodhimet serbe.

Së fundmi miqtë e mi!
Hasi, Kukësi, Tropoja, Dibra, por edhe mbarë Shqipëria, kanë paguar, kanë përjetuar gjenocide, kanë përjetuar barbaritë serbe, kurse Kosova i përjetoi ato gjer në operacionin ‘Patkoi’ të vitit 1999. Sot Shqipëria ka një kryeministër i cili ndjehet shumë herë më vëlla me serbomadhin, doktrinarin e gjenocidit kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve, Aleksandër Vuçiç dhe ndjehet shumë më larg me kryeministrin e Kosovës.

Edi Rama është një vasal, një argat i shpifur i Beogradit, i cili kalon nga samiti në samit, si përfaqësues i ynë, por sillet njësoj si Llukashenko, duke mbrojtur padronin e tij Vuçiç. Duke i thënë Europës se është gabim i madh ti kërkoni Serbisë të respektojë sanksionet që BE-ja ka vendosur ndaj Rusisë.
Sipas Edi Ramës, Serbia ka të drejtë të qëndrojë një Rusi e vogël, ka të drejtë të qëndrojë prapavija e agresorit barbar rus në Ballkan. A mundet një shqiptarë të operojë me teza të tilla, a mundet një shqiptar të mbrojë qëndrime të tilla. Ky nuk është shqiptar, ky është një antishqiptar në çdo qëndrim, ky është një armik i egër i çështjes shqiptare.

Vota për Miftar Dautin, është votë për interesin kombëtar, është votë kundër një armiku të egër të interesit dhe çështjes shqiptare.
Së fundi miqtë e mi!

Tani kemi edhe një problem të dytë.
Para jush, para të gjithë qytetarëve të Hasit, demokratë, socialistë, paparti, janë dy kandidatura, është Miftar Dauti ky që njihni ju, është ai tjetri. Çfarë është ai tjetri ua them unë, më falni. Ai tjetri është Halit Mula me emrin e ri, Beqir Mula me emrin e nënës dhe babës së vet.

Tani do ti them dy fjalë atij, të më falni do të ja them dy fjalë. Halit dhe Beqir, mesa shof unë në politikën shqiptare ti ke vetëm një shok dhe je unik. Ti je dënuar, arrestuar, 5 herë në burg në Greqi, në Slloveni, në Vërmicë, në Durrës me radhë e me radhë. Por prap këshilla ime për të është kjo. Në qoftë se të thotë ndonjë fjalë Edi Rama do i thuash kaq; jemi vëllezër siamezë. Po, po. Se vërtetë unë jam i arrestuar në Greqi, vërtetë unë kam dy emra, edhe Halit edhe Beqir, por edhe ti ke dy emra, edhe Edi edhe Edvin.
Prisni, vërtetë thuaj unë jam arrestuar në Greqi, por ti je arrestuar në Mynih për vjedhje në kampet e refugjatëve të ushqimeve të tyre. Po të duash i thuaj Edi, po bie edhe dëshmitarët që ta marrë e vesh gjithë Shqipëria. Vërtetë unë jam arrestuar në Slloveni, por ti je arrestuar në Paris, se shisje ikona të vjedhura. Vërtetë jam arrestuar në Vërmicë, por ti je arrestuar në

Milano. Pra nëse ka dy burra që i kanë provuar hekurat më shumë në politikën shqiptare, je Beqir Mula dhe Edvin Rama.

Kështu që do t’i thuash sapo ta takosh, dëgjo thuaj; në më njohësh për Halit, të njoh për Edi, në më njohësh për Beqir, të njoh për Edvin. Thirrja ime, për çdo hasjane dhe hasjan, asnjë votë Edit dhe Edvinit, Halitit dhe Beqirit, asnjë votë, të gjitha votat Miftar Dautit.

Rrofshi ju, rroftë Hasi. Rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …

Leave a Reply