Berisha i përgjigjet Yuri Kim, thirrje SHBA të hetojë pronat e saj në Shqipëri

Përgjigje zj. Yuri Kim

Të dashur miq, Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me dekleratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës në të vërtetë ajo përpiqet të fsheh aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.

Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri.

Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të jap kontributin e saj për këtë transparencë.

Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e veta për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë! Bashkë Fitojmë! #sb #BashkëFitojmë

About Redaksia

Check Also

Topalli: Procesi i votimit të diasporës, ngjarje historike! Shqiptarët po votojnë kundër regjimit që i dëboi nga vendi i tyre!

Deklarata e drejtueses politike të PD për Diasporën, Jozefina Topalli Shfrytëzoj rastin për t’i bërë …

Leave a Reply