Këlliçi: Çfarë më ka befasuar më shumë në këtë fushatë

Kandidati i Opozitës, Belind Kelliçi, u pyet në studion e Alba Alishanit, në A2Cnn, se cila ishte gjëja që e ka befasuar më shumë nga prekja e terrenit çdo ditë.

Këlliçi tha se konstaton një realitet krejt tjetër nga ai që propagandohet nga Bashkia.

‘Edhe pse kam qenelë në kontakt gjithnjë me qytetarët, u shpreh Kelliçi, nuk e kisha kuptuar në këto përmasa, se si ishte gjendja e furnizimit me ujë në Tiranë’.

Kandidati i Opozitës tha se ka shumë zona në kryeqytet që kanë vetëm 2 orë në ditë ujë.

Këlliçi tha se banorët e Tiranës, ndërkohë, e paguajnë 3 herë ujin.

Një herë paguajnë faturën e Bashkisë për një sherbim që nuk e marrin.

Së dyti, paguajnë ujin që blejnë për të pirë dhe gatuar.

Dhe e treta, pohoi Kelliçi, është energjia që paguajnë për pompat që përdoren masivisht për të mbushur depozitat.

Më tej, kandidati i Opozitës, shtoi se në fshatrat e Tiranës është edhe më e renduar gjendja.

Atje banorët e marrin ujin nga puset, dhe mungon edhe ai për vaditje.

About Redaksia

Check Also

“Shkencëtarët dhe mjekët që u zhdukën në mënyrë misterioze gjatë pandemisë Covid-19”, denoncimi i kardiokirurgut, Edvin Prifti

Kardiokirugu i njohur Edvin Prifti denoncoi zhdukjen, arrestimin dhe persekutimin e disa profesorëve shkencëtëreve të …

Leave a Reply