Berisha: Rama do përfundojë si McGonigal, do ia heqim titullin që ia dha Rexh Byberi

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Tropoja se, Edi Rama do përfundojë siç përfundoi McGonigal dhe të tjerë që janë implikuar. Ai bëri thirrje kryebashkiakut Rexh Biberaj që të paktën mos e lër atë titull aty se është i turpshëm.
“Në këto zgjedhje është jetike që secili prej jush ta bëjë natën ditë, të punojë me gjithë mundësitë e tij, të trokasë në çdo derë dhe zemër për të shpjeguar rëndësinë jetike të këtyre zgjedhjeve.
Mediat i kontrollon barbarisht Edi Rama, shqiptarët përjetojnë një diktaturë të mashtrimit mediatik.
Por atë që nuk mund të bëjë Edi Rama, që nuk e ndalon askush, janë takimet me njëri-tjetrin.
Ndaj dhe ne do të tejkalojmë me përpjekjen tona të gjithë terrorin mediatik që ushtrohet përmes mashtrimeve, relativizmit, falsitetit.
Edi Rama ka prodhuar kompani që janë të specializuara për të prodhuar shpifje dhe lajme të rreme nga mëngjesi deri në darkë sepse dëshiron të shpëtojë nga faktet e vjedhjes dhe tradhtisë së tij.
Rexhë, po vazhdove, nuk ndalesh në gabimin tënd.
Mirë është që para se të ikësh, tradhtarit të kombit amerikan, t’ia heqësh atë qytetari nderi, se ajo është qytetari turpi.
Të garantoj se miku yt, Edi Rama do ketë fatin e tij.
Ai do përfundojë siç përfundoi McGonigal dhe të tjerë që janë implikuar, ndaj të paktën mos e lër atë titull aty se është i turpshëm.
Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do i hiqet titulli si tradhtar i kombit amerikan.
Ju falënderoj për këtë entuziazëm dhe pritje.
14 maji do jetë dita e ndryshimit, dita e fitores”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh gjatë emisionit ‘Open’ se Lulzim Basha nuk di të bëjë …

Leave a Reply