“Berisha u zgjodh me 40 mijë vota”, një tjetër deputet distancohet nga Luli dhe Enkeleidi

Pjesë nga biseda:

Dashnor Sula: Dëgjo mor cun, dëgjo! Unë nuk jam as kryetar, as sekretar i përgjithshëm, unë jam deputet. Unë dal këtu në emrin tim, për fytyrën time. Jam i vetmi deputet brenda grupit parlamentar, që pas 30 prillit, i kam thënë Alibeajt, ose bashkohuni me Foltoren, ose bëni parti të re. I kam thënë, Sali Berisha u zgjodh me 35-40 mijë vota. Ju zgjidhuni me 3-4 mijë, por nuk e bëjnë. Mua nuk më flet Lulzim Basha me gojë.

Ergys Mërtiri: Po ç’lidhje ka kjo?

Dashnor Sula: Ka shumë lidhje. Nuk ju pëlqen e vërteta?

Ergys Mërtiri: Cila e vërtetë? Që nuk të flet ty Lulzim Basha?

Dashnor Sula: Kam thënë që partia duhet të hyjë në zgjedhje. Më thoshin, jo. Së fundmi, kam thënë, të dalim ti themi njerëzve, partia pas 4 majit…

Ergys Mërtiri: Pra po thua po shkoj te Sali Berisha tani….

Dashnor Sula: E do rrugën tani? Partia duhet të hyjë në zgjedhje. Sali Berisha nëse është burrë i mençur, duhet të krijojë kabinetin në hije.

Ergys Mërtiri: Sali Berisha është aty për të mbrojtur interesin e vetë.

Dashnor Sula: Ne duhet të bashkohemi, pastaj të nxjerrim qeveri në hije.

About Redaksia

Check Also

KQZ konfirmon manipulimet me votën e emigrantëve edhe në Lezhë, shifra…

Shifrat skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit konfirmohen zyrtarisht nga dokumenti zyrtar i …

Leave a Reply