Çfarë fshihet pas shitjes së Top Channel dhe pse mbahen sekret emrat e pronarëve të rinj

CNA publikoi më 23 Mars dokumentat që tregonin se familja Hoxha i kishte shitur 100% të aksioneve të televizionit “Top Channel“, kompanisë “Western Media Conglomerate Investments LTD” me një çmim prej 9 milionë eurosh.

Më pas CNA publikoi edhe kontratën e shitjes së televiziont “Top Channel”, ku tregohej se kompania “Western Media Conglomerate Ltd”, në Belize është përfaqësuar nga Leoneli Gonzalez, e referuar si blerësi.

Shitja e këtij televizioni është bërë gjatë momentit ku ndaj aksioneve ka qenë duke u zhvilluar një proces në Gjykatën e Lartë, në datën 14 janar 2023, në të njëjtën datë kur është marrë vendimi nga aksionerët dhe është bërë aprovimi nga blerësit.

Ekskluzive- Zbulohet kontrata e shitjes së “Top Channel”
Me këto dokumenta në dorë, ka folur mbrëmjen e sotme edhe deputetja Monika Kryemadhi, teksa ishte e ftuar përballë gazetarit Ylli Rakipi.

Kryemadhi tha se regjistrimi në QKB nuk është bërë për shkak se e ligjin e mediave shqiptare nuk lejohet që frekuenca kombëtare të jetë në një kompani ofshore. Deputetja shtoi më tej se me këtë çështje do të merret seriozisht, duke e etiketuar rastin gjithashtu si një cënim të sigurisë kombëtare.

Kryemadhi pretendon se do t’i marrë “Top Channel-it“ dëmshpërblim monetar, si dhe do t’i zbardhë edhe ofshorin e saj të nënshkruar në Basel.

“Top Channel nuk përfaqësohet më nga familja Hoxha, pasardhësit e Dritan Hoxhës, por është një kompani offshore, përfaqësohet nga Edi Rama, Erion Veliaj, nga Mirel Mërtiri. Kjo kontrata këtu që i ka nxjerrë ky zotëria, e kujt është, ku është shitur tek një kompani ofshore? Është akt juridik në Basel. Pse nuk është regjistruar në QKB kjo? Sepse me ligjin e mediave shqiptare nuk lejohet që frekuenca kombëtare të jetë në ofshorë. Ky televizion me çfarë para mbahesh? Bizneset e kësaj zonjës që kanë shitur dhe i riblen prap te kafeja, te pronat, te paratë me fajde, të gjitha, kush është sponsori kryesor i këtyre? Edhe me këta do merrem seriozisht sepse këta sot janë cënim i sigurisë kombëtare, sepse sot një televizion kombëtar me frekuencë kombëtare, i cili ka zaptuar nëpërmjet mënyrave nga më të ndryshme me lavazh truri që të gjithë e dimë se çfarë ndodh. Ajo nuk mund të përdori të drejtën e emisionit duke gënjyer për mua, e para. E dyta nëse të tjerët nuk i kanë bërë padi “Top Channel-it“ më parë sa herë vendoste gjoba poshtë e përpjetë, këtë radhë me Monika Kryemadhin do t’i shkohet deri në fund. Do ju marr edhe para për dëmshpërblim por do i zbardh edhe ofshorin e saj që e ka nënshkruar në Basel,” tha Monika Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

Skandal/ Zhduket dosja e vjedhjes miliona euro të vëllait të Veliajt

Denoncimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha. Zhdukje mafioze të dokumentave në Skap! Ja si …

Leave a Reply