Tjetër aksident i rëndë në Tiranë, kamioni shtyp për vdekje 32 vjeçarin

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në vendin tonë, ku një kamion ka shtypur për vdekje një këmbësor 32 vjeçar në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e ‘Kastriotëve’, ku shtetasi me iniciale K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Oliger Duka 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për një qytetar të njohur në rrjetin social ‘Tik-Tok’ i cili vishej si efektiv i policisë rrugore dhe krijonte situata komike me shoferët të cilët ishin familjarizuar me të ndjerin.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply