38-vjeçari vdes në burg, familjarët njoftohen pas dy ditësh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e burgut 302 në “Mine Peza” në Tiranë, ku 38-vjeçari Renald Tahiri ka ndërruar jetë.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë, e cila nuk është raportuar zyrtarisht nga autoritetet mbeten të paqarta. Ai ishte arrestuar të premten e kaluar për vjedhje, ndërsa familjarët nuk janë lejuar ta takojnë gjatë fundjavës me pretekstin se nuk lejoheshin takimet.

Të shtunën, thonë burime jozyrtare, ai ka ndërruar jetë, teksa familjarët thonë se ka ndodhur brenda qelisë. Ndërkohë nga ana tjetër, autoritetet pretendojnë se janë ndjekur të gjitha procedurat standarte përfshirë edhe ofrimin e ndihmës shëndetësore.

Ai ra në pranga për vjedhjen e një biçiklete, teksa njihet në zonën e “Brrakës” ku jetonte si konsumues të narkotikëve. Disa herë ishte përballur me drejtësinë për vepra të tilla, për shkak se në shumicën e rasteve, i kryente për të siguruar para që të blinte drogën.

Familjarët pretendojnë se janë njoftuar vetëm të hënën (dy ditë pas ngjarjes), për vdekjen e tij, ndërsa hapën dyert e mortit.

Trupi u përcollë për në banesën e fundit pas ceremonisë mortore në orën 12:30.

About Redaksia

Check Also

SPAK: Bardhi nuk ka shpifur për akuzat ndaj Olsi Ramës tek kokaina

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi …

Leave a Reply