Berisha në Divjakë: Të gjithë kandidatët e primareve janë dhe do jenë shërbëtorë tuaj

Kryetari i PD, Sali Berisha ishte sot pasdite në Divjakë për të prezantuar kandidatin e PD, Aurel Malko. Berisha tha se, të gjithë kandidatët e primareve janë dhe do jenë shërbëtorë tuaj.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë të Divjakës, mirënjohjen më të thellë, falënderimet më të përzemërta, ju që jeni sot këtu në sallë, atyre që po dëgjojnë jashtë, të gjithë banorëve të këtij qyteti të bekuar të bashkisë Divjakë, të gjithë banorëve të fshatrave të kësaj bashkie kudo që janë sot, në shtëpitë e tyre, në Lushnje, në Shqipëri, në emigracion, përshëndetjet e mia më vëllazërore, urimet më të përzemërta.
Një mirënjohje të thellë dua të shpreh unë për banorët e Divjakës, për mbështetjen që i kanë dhënë PD-së që në themelimin e saj, unë përulem me nderim të madh para shpirtit të tyre punëtor, atdhetarisë së tyre.
Miqtë e mi!
Për mua dhe për ju sot është një ngjarje shumë e veçantë, sepse në 32 vite ne kemi paraqitur periodikisht kandidatët tanë për qytetarë të parë të Divjakës, për deputetë, por sot ne paraqesim për herë të parë si kandidat tuajin për qytetar të parë, njeriun që keni zgjedhur vetë. Njeriun që ju i keni besuar këtë detyrë, njeriun që me guxim është paraqitur para jush me besimin se do të meritonte votën tuaj.
Ne në këtë proces, vendosëm një standard të ri, i cili në thelb nuk ka asgjë tjetër veçse respektimin e dinjitetit tuaja, respektimin e vullnetit tuaj. Kjo na mungonte dhe këtë ne e rivendosëm për ta mbajtur njëherë e përgjithmonë mes nesh.
Kandidatët tanë kudo që janë, vijnë ballëhapur para qytetatëve, vijnë pasi janë provuar, besuar nga vullneti i tyre. Kandidatët e krahut tjetër vijnë nga bodrumet e mafias, vijnë në një mënyrë që askush nuk e merr vesh.
Dje isha në Has. Kandidati i Hasit kishte dy emra dhe 4-5 arrestime. Ishte si puna e atij, që keni para këtij Gorresë, si puna e Kokoneshit. Kandidatët e krahut tjetër në tërësi, janë vëllezër në vese me kreun e tyre, janë të sprovuar në aktet e vjedhjes dhe shpërdorimit. Por ata kanë një tipar të përbashkët, ata për qytetarët nuk duan të ja dinë, atyre nuk ua ndjen aspak për problemin e qytetarë.
Ju garantoj se Aureli dhe të gjithë kandidatët e primareve, janë dhe do jenë shërbëtorë tuaj. Janë dhe do të jenë menaxherë, drejtues me transparencën më të madhe të kësaj bashkie dhe çdo bashkie. Se ata në standardet më transparente do të përdorin çdo qindarkë të taksave tuaja apo burimeve tjera, për të ju mbështetur ju, fermat tuaja, biznesin tuaj, ndryshimin, infrastrukturën, pra për një zhvillim të pandërprerë të komunitetit dhe bashkisë.
Divjaka është një bashki me specifikat e veta. Ndofta nuk ka një vend tjetër në Shqipëri dhe Europë që të ketë njerëz më punëtorë se ju, ua them unë. Por nuk ka një vend tjetër në Shqipëri dhe Europë që të gërshetojë në një, fushat e saj, të cilësisë më të lartë, njerëzit e saj punëtorë të palodhur, brigjet mahnitëse, rërën mahnitëse, lagunën e famshme. Pra, burime natyrore që përbëjnë një parajsë tokësore”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply