Berisha në Kukës: Jemi rikthyer më të fuqishëm se kurrë! Asgjë nuk na mposht ne!

Kryetari i PD, Sali Berisha ndodhet në Kukës për prezantimin e kandidatit të fitores të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Admir Sinamati, ku u prit me me entuziazëm nga qindra e qindra demokratë. Berisha iu drejtua demokratëve të Kukësit se, jemi rikthyer më të fuqishëm se kurrë. Ai tha se, asgjë nuk na mposht ne!
“Të dashur qytetare dhe qytetarë të Kukësit, demokrate e demokratë kuksiane e kuksianë, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme, për mbështetjen tuaj.
Përshëndetjet më të përzemërta për kuksianet e kuksianët kudo që janë sonte në Kukës në këtë trevë, në Shqipëri dhe diasporë.
Përulem me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të thellë për këtë mbështetje tuajën, përulem me nderimin më të madh për virtytin tuaj, shpirtin tuaj liridashës, mbështetjen që i keni dhënë në të gjitha kohërat, Shqipërisë dhe kombit shqiptar, rroftë Kukësi.
Ky entuziazëm i juaji shënon, shënon, apo paraqet mesazhin më të fuqishëm që ju përcillni në të 4-anët e Kukësit dhe të Shqipërisë, mesazhin e fitores me 14 maj, mesazhin e triumfit të triumfit të lirisë, mesazhin e rikthimit të pluralizmit, mesazhin e firmosjes drejt të ardhmes, rrofshi ju, rroftë Kukësi.
Ky entuziazëm, ky shpërthim energjie po dridh nga themelet, pallatet e krimit, pallatet e pushtetit të krimit, 14 maji është dita e juaj, është e lirisë, është dita e fitores. Ata që u përpoqën, ata që u përpoqën të ju përjashtojnë ju nga zgjedhjet, ata do të marrin ndëshkimin e lirisë, ata do të marrin turpin e historisë. Asgjë nuk na mposhtë ne, ne jemi këtu sepse idealet tona janë të pamposhtura, sepse idealet e lirisë nuk mposhten kurrë.
Sa herë menduan se na përcollën, gabuan rëndë, në çdo rast u rikthyem më të fuqishëm se kurrë më parë.
Admir Sinamati me një grup shokësh në 1997, nisi betejën në grevën e urisë, qëndruan, i mposhtëm me votën e lirë, fituam, qëndruam tani, do ti mposhtim, do të fitojmë.
Kam ardhur shpesh tek ju, por kësaj here vij tek ju më krenar se kurrë, sepse paraqes para jush kandidatin për kryetarin për bashkinë e Kukësit, jo të propozuar nga Sali Berisha, jo të propozuar nga kryesia e partisë, por të propozuar nga demokratët dhe demokratet e Kukësit me votën e tyre të lirë”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply