Berisha: Ky entuziazëm po dridh nga themelet pallatet e pushtetit të krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha përsëndeti me mirënjohjen më të pakufishme demokratët e Kukësit për pritjen e jashtëzakonshme, për mbështetjen e tyrej. Berisha tha se, ky entuziazëm i juaji shënon, shënon, apo paraqet mesazhin më të fuqishëm që ju përcillni në të 4-anët e Kukësit dhe të Shqipërisë, mesazhin e fitores me 14 maj.
“Përulem me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të thellë për këtë mbështetje tuajën, përulem me nderimin më të madh për virtytin tuaj, shpirtin tuaj liridashës, mbështetjen që i keni dhënë në të gjitha kohërat, Shqipërisë dhe kombit shqiptar, rroftë Kukësi.
Ky entuziazëm i juaji shënon, shënon, apo paraqet mesazhin më të fuqishëm që ju përcillni në të 4-anët e Kukësit dhe të Shqipërisë, mesazhin e fitores me 14 maj, mesazhin e triumfit të triumfit të lirisë, mesazhin e rikthimit të pluralizmit, mesazhin e firmosjes drejt të ardhmes, rrofshi ju, rroftë Kukësi.
Ky entuziazëm, ky shpërthim energjie po dridh nga themelet, pallatet e krimit, pallatet e pushtetit të krimit, 14 maji është dita e juaj, është e lirisë, është dita e fitores. Ata që u përpoqën, ata që u përpoqën të ju përjashtojnë ju nga zgjedhjet, ata do të marrin ndëshkimin e lirisë, ata do të marrin turpin e historisë. Asgjë nuk na mposhtë ne, ne jemi këtu sepse idealet tona janë të pamposhtura, sepse idealet e lirisë nuk mposhten kurrë.
Sa herë menduan se na përcollën, gabuan rëndë, në çdo rast u rikthyem më të fuqishëm se kurrë më parë.
Admir Sinamati me një grup shokësh në 1997, nisi betejën në grevën e urisë, qëndruan, i mposhtëm me votën e lirë, fituam, qëndruam tani, do ti mposhtim, do të fitojmë.
Kam ardhur shpesh tek ju, por kësaj here vij tek ju më krenar se kurrë, sepse paraqes para jush kandidatin për kryetarin për bashkinë e Kukësit, jo të propozuar nga Sali Berisha, jo të propozuar nga kryesia e partisë, por të propozuar nga demokratët dhe demokratet e Kukësit me votën e tyre të lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

SPAK merr të pandehur deputetin e Ramës. akuzat…,

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme ka marrë zyrtarisht …

Leave a Reply