Berisha: Rama protestoi kundër Rrugës së Kombit. Ftoj çdo emigrant të vijë më 14 maj të firmosë ndryshimin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në Kukës se, Edi Rama protestoi kundër Rrugës së Kombit. Berisha ftoi çdo emigrant të vijë më 14 maj dhe të firmosë ndryshimin.
“Miqtë e mi!
Ata që jetuan në diktaturë, ata e dinë mirë se liria po të kishte një emër të dytë do të quhej dinjitet, se dinjiteti është thelbi i lirisë. Me Admir Sinamatin, ne kemi respektuar dinjitetin tuaj, lirinë tuaj. Me Ismail Ukën, me Myftar Dautin, me Besnik Dushën, me Arjan Hoxhën me të gjithë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë.
Krahasoni ata, krahasoni këta me kanditatët me shumë emra.
Tani që po vija tek ju, përtej tunelit në Fanë, takova një grup mirditorësh të cilët kishin takim elektoral me Albert Melyshin, kandidatin tonë. Një çift nga Kosova u ndal dhe kërkoi të bënim një fotografi, më falënderuan për rrugën; u thashë falënderoni edhe këta burra që janë këtu me mua. Dhe u rikujtova se si Edi Rama, i nisi deputetët me jorganë e batanije, e jastëkë, për të shpallur grevë urie në tunel, por ata i përzunë, i përzunë, shkoni i thanë se nuk jeni shqiptarë ju që doni të bllokoni ndërtimin e tunelit.
Sot kudo ka një atmosferë të jashtëzakonshme, sot kudo demokratët dhe mbështetësit e tyre janë në këmbë, sot epërsia morale është me besimtarët e Zotit, besimtarët e lirisë.
Ndaj dhe ju ftoj ju me 14 maj, ftoj çdo qytetare dhe qytetar i këtij rrethi, ftoj emigrantët tanë nga ky qark, kudo që janë, nga Shqipëria kudo që janë, të vijnë në 14 maj dhe të firmosin fitoren, të firmosin ndryshimin. Ftoj çdo socialist, çdo paparti të bashkohet me ne në këtë betejë.
Falënderoj para jush, Arif Rexhmatin, demokratët të tjerë të cilët refuzuan, dhe i dhanë mbështetjen dhe do i japin mbështetje kandidatit të primareve, liria na bashkon, liria na bashkon, liria na bashkon”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply