Kandidatatja e PD denoncon planin e bashkisë socialiste për të shembur godinën e ish-sanatoriumit

Kandidatja e opozitës në bashkinë Korçë, Ledina Alolli ka denoncuar shembjen e godinës së ish- sanatoriumit nga drejtuesit socialist. Alolli është shprehur se kjo godinë e ndërtuar nga filantropi, Thoma Turtulli do të duhet që të ishte simbol i vlerave të qytetit të Korçës, ndërsa socialistët po kërkojnë ta rrafshojnë.

Sot jam pranë një objekti që do të ishte simboli i filantropisë shpirtit fisnik dhe bamirës Korçar. Gjendja e mjeruar që është lënë kjo godinë të dhëmb në zemër. Këtu ku emri i Thoma Turtullit duhet të shkruhej me mirënjohje dhe nderim, do të rrafshohet gjithçka nga bashkia e më një lëvizje të vetme do të baltoset dyfish Korça. Mbi rrënjat e kësaj godina bashkia është bërë palë për të ndërtuar të ashtëquajturin Pol Universitar, një investim i cili sfidon drejtpërdrejtë Universitetin Fan Noli të Korçës dhe kërkon të zhbërë traditën universitare që është krijuar në qytetin tonë. Si pedagoge e ndjej më shumë se kushdo këtë të keqe që synon ti bëhet qytetit tonë, duhet të jemi të shqetësuar për këtë verbëri që mendon se si të zhbëjë të kaluarën dhe traditën, ku në heshtje të kalojë vendime dhe të ushqeje interesat meskine të një pakicë i duket se sundon mbi Korçë.

Bashkëqytetarë të nderuar, shkëlqimi dhe madhështia e filantropëve që kanë dhënë gjithçka mbi Korçën po përdhoset sot duke shkelur më këmbë emrin, bamirësinë dhe kujtimin e tyre, Shikoni se si e kanë lënë në degradim të plotë një prej veprave më të mëdha bamirëse të filantropit Thoma Turtulli, mendoni pak se edhe në fund të mandatit kanë plane të zaptojnë pa parë asnjë njeri në sy.

Shikoni se si po shkatërrojnë gjithçka të bukur e të traditës në Korçë, që ajo mos të jetë e Korçarëve po si një plaçkë që mund të vidhet e mund të zhvatet lehtësisht nga një grusht i vogël njerëzish.

Mbi themelet e kësaj godine që është kujtesa historike e qytetit tonë nuk duhet të heshtim, nuk duhet të rrimë pa bërë asgjë po së bashku me një zëri duhet të thërrasim me revoltë: Mos e prekni Korçën, ajo nuk është e juaja.

Pas datës 14 maj do të rikthejmë në identitet veprat e filantropëve Korçarë.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply